I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, pas rezultateve të para nga Exit Poll dhe të shtabit zgjedhor të PAN, ka shpallur fitoren, njofton Klan Kosova.
“I uroj qytetarët e Kosovës dhe të gjithë mekanizmat që kanë marrë pjesë në zgjedhje, pra Kosova e ka dhënë provimin, e uroj sovranin për vendimin e marrur, besimi i është dhënë PAN-it”.
“Fitorja është më se bindëse”.
“Me këtë vendim, sovrani na obligon të ofrojmë qeveri që do të veprojë në kohën e duhur, duke uruar subjektet e tjera politike për vendimin e marrë”.
“Urime Kosovës, urime të gjithëve. Të dhënat tona janë më shumë se bindëse”.