Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen Zheji kundër Ramës: Talli by*ën me kë të mundte

2017/06/10 at 11:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria “Cannabis Republic”?

Analisti Artur Zheji ka publikuar një artikull të fortë kritik referuar intervistës së djeshme të Kryeministrit Rama në emisionin “Zonë e lirë”. Zheji nuk i ka kursyer terminologjinë kundrejt Ramës teksa shprehet se  “duhet ti vishen sa më shpejt ca pizhama të bollshme spitali dhe të rrehatohet diku, ku të dërdëllisë lirisht, por të mos bëjë dot dëme”.   


Artikulli i plotë i Zhejit publikuar në 360 gradë: 

E bëri edhe shfaqjen e fundit. U ul me Çanin, që ishte në humor për një gallatë 360grade dhe përgojoji pa teklif, si të ishte me bizhama spitali, kë mundi dhe kë Çani i nxorri përpara.

E kishte ëndëruar këtë ditë kryeshefi. Të tallte bythën me kë të mundte dhe sidomos me gazetarët dhe kjo bythëtallje të shihej e të stolisej me efekte mediatike dhe me ngjyrime kllouneske, orientuar me pyetjen: Kazan apo jo kazan mediatik.

I mjeri kryeministër, dërrmuar nga fushata, krejt pa frena mendore, fliste dhe rridhte për minuta të tëra, si të ishte në kafenenë më të ndyrë, të fshatit më të ndyrë, të skutës më të ndyrë të Shqipërisë. Çfarë të bëjmë me këtë lloj robi që i rrjedh kafka e madhe, që kishim menduar, dikur rrejshëm, se ishte sjellë në këtë jetë për të bërë vërtet gjëra interesante?

Nga ana njerëzore duhet ti shtrydhim portokalle dhe ta marrim me të mirë, se ka timonin e Shqipërisë ditëzezë ky derëziu, por duhet ti vishen sa më shpejt ca pizhama të bollshme spitali dhe të rrehatohet diku, ku të dërdëllisë lirisht, por të mos bëjë dot dëme.                       

Se kjo është e rëndësishme.

Ti lihet madje edhe një sallë e madhe, si ish kryeministër që është, të vendosë diku në një qoshe Fugën e Vogël dhe të shajë kështu, me grila të mbyllura, të gjithë dhe për gjithëshka, duke nxjerrë vrerin që i prodhon, tëmthi i prishur i trurit të prishur.

Madje të lejohet edhe të urinojë nëpër këtë sallë të posaçme spitali, ndërsa në dysheme, me penicat e tij, të shkruajë dhe zhgaravisë të gjithë ata që urren dhe përçmon, dhe të lejohet pra, edhe t’i urinojë përsipër një e nga një, duke u bërtitur si ti vijë dhe me sa zë ka.

T’i vendosë Fuga edhe ca kamera lodër, që ndizen fap e fup dhe ai të kujtojë se është vërtet live dhe po qe e mundur edhe të kurohet, se është një krijesë e lezetshme në fund të fundit. Sepse rrëfen se sa popull aventurier jemi, se sa të etur jemi si popull, për të sprovuar edhe këtë tyç burrë për kryeministër, që u ngjit lart duke u lëpirë dhe tash s’lë askënd pa pështyrë!

Kryeministër derëziu, nuk e mbajte dot trysninë e gjithë këtyre posteve dhe të gjithë këtyre intrigave që thurr e ç’thurr ditë e natë dhe po fillon e rrjedh live, çfarë dhimbje e madhe në planin njerëzor.

Dhe ta mendosh se kur e kisha shok dhe i thërrisja vlla, isha gati të zihesha me grushte dhe të futesha në çdo sherr, për këtë që sot e kemi kryeministër. Jo se jam penduar për atë kohë, por tani na duhet të gjithëve ne, që i kemi dhënë një dorë dikur për ta sjellë këtu ku është, të japim tash, përsëri një dorë për të zhbërë, çfarë aksidentalisht ka mbrritur në një post kaq të lartë.

E mjera Shqypni, kujt i ka lënë timonin e halleve të saja që s’mbarojnë kurrë, një derdimeni që nuk kontrollon dot përroin e vet psiqik, mjafton të ketë ca kamera dhe ca prozhektorë përpara vetes. Çfarë mjerimi për derëziun kryeministër dhe çfarë mjerimi që u katandis kështu e në këtë farë feje.

Çfarë mund të mendojnë punonjësit e administratës kur e shohin ashtu të shkapërderdhur? Ambasadorët, policët, mjekët, arsimtarët, shoferët e autobuzëve dhe ata që rropaten për një jetë më të mirë, duke u shërbyër të tjerëve, kur shohin një prototip të tillë, si reagojnë ata?

Nuk e përfytyroj dot, se si do ta nderojnë oficerët e gardës kur të hyjë në zyrë të kryeministrit, paskëtaj.

Votojeni dhe gëzojeni shqiptarë! Jepi një dorë po deshe edhe ti Lul Basha, se tani e tutje, vetëm ti vlla, mund ta mbash në pushtet këtë burrin me pizhama, që kërkon një mandat të dytë për kryeministër dhe të urinojë verbalisht mbi të gjithë elitën e Shqipërisë. /360grade.al/

Etiketa: caniramazhejizone e lire


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Kamboxhia, aty ku fshihet një nga mrekullitë e botës!

Kamboxhia, aty ku fshihet një nga mrekullitë e botës!

Rosalinda, hajdutja e çantave që ka tmerruar Tiranën

Rosalinda, hajdutja e çantave që ka tmerruar Tiranën

Nis votimi në Prishtinë

Nis votimi në Prishtinë
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com