Sheshi “Skënderbej” është hapur sot për qytetarët duke u dhënë fund punimeve 13 mujore për restaurimin e tij, vetëm dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Në fjalën e mbajtur përprara pjesëmarrësve, kreu i bashkisë Erion Veliaj, ka pranuar publikisht se sheshi i inauguruar prej tij ishte në fakt një projekt i Edi Ramës, sikurse në të vërëtetë është folur shumë herë.
Për këtë arsye, Veliaj nuk ka nguruar ta falënderojë Kryeministrin duket përdorur superlativa, teksa e ka cilësuar Shqipërinë me fat që ka një Kryeministër i cilli po bën për cdo qytet shqiptar atë që bëri me Tiranën në kohën që ishte kryebashkiak i saj.
Veliaj e ka falënderuar Ramën që i ka qëndruar besnik projektit për sheshin dhe që me pasion e energji obsesive ndoqi idenë e tij, teksa ka shktuar se Rama ka qenë burim frymëzimi për të.