Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prostitutat e luksit në Tiranë, ja si porositen përmes telefonit 

2017/06/10 at 8:48 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë shenja që tregojnë se e dashura juaj ka qenë e përdalë

Mbrëmjen e 26 marsit 2016, një 27­ vjeçare pranoi ofertën e një mikut të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur kundrejt një shume prej 100 eurosh, shkruan “Panorama”.

Ajo që nuk dinte e reja ishte fakti se telefonata e “pazarit” ishte përgjuar dhe se të gjitha lëvizjet e saj nga zona e Pazarit të Ri deri te një hotel pranë Liqenit Artificial, ku konsumoi aktin seksual, ishin vëzhguar nga agjentët e policisë. Këta të fundit, prej disa muajsh, ishin duke hetuar një rrjet të prostitutave të luksit në kryeqytet. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Domenika D., e dyshuar si një nga vajzat e përdorura për prostitucion “VIP” në Tiranë. Ajo u deklarua e fajshme për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënua me 4 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë të pandehurën në Shërbimin e Provës për një periudhë 18­ mujore.

Në të njëjtin proces u deklarua i fajshëm për të njëjtën akuzë edhe i pandehuri M.M., klienti i një tjetër prostitute. Ai u dënua me 100 mijë lekë gjobë. Të pandehurit Domenika D. dhe M.M. u gjykuan të veçuar nga katër persona të tjerë, dy prej tyre të akuzuar si tutorë, një prostitutë dhe një taksist, të proceduar për llogari të të njëjtit hetim. Ata u vunë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Mustang”. Përmes një vendimi të shpallur në prill të këtij viti në Gjykatën e Tiranës, ata u deklaruan të fajshëm, respektivisht për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit”, “prostitucionit” dhe “moskallë­ zimit të krimit”. Gjatë gjykimit, të pandehurit Domenika D. dhe M.M. e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

PROSTITUCIONI

Referuar vendimit të gjykatës për të pandehurën Domenika D. dhe M.M., një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas një informacioni policor të siguruar në rrugë operative se i pandehuri Nik G. është i angazhuar në një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit. Përgjimi telefonik i numrit të tij, si edhe mbajtja nën vëzhgim e lëvizjeve të tij ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e prostitucionit. Nga hetimi ka rezultuar se ai merr porosi nga persona të ndryshëm për t’u gjetur vajza për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Në komunikimet telefonike ai i pyet vajzat nëse janë për punë, apo nëse mund të shkojë t’i marrë.

PERGJIMET

Në të gjitha rastet, i pandehuri Nik G. komunikonte me të pandehurin B.M. për të shfrytëzuar të pandehurën Domenika D. për prostitucion, madje në një rast rezulton se ata kanë komunikuar dhe për oraret e qëndrimit në hotel të shtetases Domenika D., si dhe pagesës që do të merrnin dhe ndanin së bashku. “Në datës 23.03.2016, i pandehuri Nik G. ka marrë porosi nga një numër telefonik për të gjetur vajza dhe ka komunikuar me të pandehurin B.M. nëse ishte për punë dhe me të pandehurën A. B. Më pas, ai ka marrë të pandehurat në automjetin e drejtuar nga B.N.

Të pandehurën Domenika D. ai e ka lënë te Pazari i Ri dhe ajo më pas ka hipur në automjetin e H.S., ndërsa të pandehurën Aureta B. e ka çuar në një hotel ‘V…’, ku ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, me të pandehurin M.M.”, thuhej në vendimin e Gjykatës./ Panorama 

Etiketa: prostitutatvip

Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Para
Rama takim kokë më kokë me Nanon, më shumë se 2 orë në vilën qeveritare 

Rama takim kokë më kokë me Nanon, më shumë se 2 orë në vilën qeveritare 

Hapet sheshi Skënderbej, Veliaj pranon publikisht që realizoi projektin e Ramës 

Hapet sheshi Skënderbej, Veliaj pranon publikisht që realizoi projektin e Ramës 

Foto/I zhgënjyer nga Rama, deputeti socialist i bashkohet LSI 

Foto/I zhgënjyer nga Rama, deputeti socialist i bashkohet LSI 

TE FUNDIT

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com