Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet historia/ Alessandra Mussolini është mbesa e Sophia Loren

2017/06/10 at 12:28 PM
në -Jetë dhe Stil, InstaBIZ, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohet historia/ Alessandra Mussolini është mbesa e Sophia Loren

Sophia Loren, një nga aktoret më të njohura italiane, ka pasur një histori familjare jo dhe aq të zakontë. Bijë e një burri që nuk u martua kurrë me të ëmën dhe që e braktiste e afrohej me të sa herë i tekej, ajo është rritur pa një figurë atërore. Kur ishte ende fëmijë dhe rritej në familjen e gjyshërve të saj, e ëma kthehet sërish nga Roma, pasi një periudhe paqeje me dashurinë e jetës, babain e Sophia-s, shtatzënë.


Këtë herë, Riccardo Scicolone as nuk do ia jepte mbiemrin vajzës së dytë, Anna Maria-s, e cila mbajti mbiemrin e së ëmës, Villani deri kur, Sophia nisi të siguronte ca para si modele dhe aktore dhe e rregulloi që e motra të merrte mbiemrin e të atit, duke i hequr asaj një turp që e brente mes nxënësve dhe mësuesëve në shkollë. Tashmë, femrat e bukura kishin ikur nga Napoli dhe ishin vendosur në Romë, ku Sophia, që mori mbiemrin e artit Loren, nisi të përmbushte ëndrrën e ndërprerë të mamasë dhe të plotësonte të sajën, duke fituar rolet e para në një kohë kur po lulëzonte Cinecitta.

Suksesi i mëvonshëm tashmë njihet. Ajo kaloi shumë shpejt kufijtë e Italisë, për të arritur, si pak aktore të tjera italiane, të ndërtonte një karrierë edhe në Amerikë. Në udhëtimin e saj për atje, mori me vete edhe motrën e vogël, e cila ishte e talentuar si këngëtare. Me vesh muzike dhe zë të bukur, Maria mund të kishte qenë një këngëtare e njohur, por mesa duket, mamaja e tyre Romilda Villani, nëse kishte bërë lëshime që Sophia të ndiqte këtë karrierë me kaq shumë udhëtime dhe larg shtëpisë, do e kishte paksa të vështirë të pranonte të njëjtën gjë edhe për vajzën e vogël.

Edhe pse ajo kishte ëndërruar vetë të bëhej aktore, zhgënjimet në jetë e kishin bërë më shumë protektive sesa mamatë e tjera, ndaj të bijave. Kështu që ndoshta edhe prej këtij kujdesi, por edhe për shkak të zgjedhjeve të Maria-s, motra e Sophia-s u kthye në Itali.

Në Romë, u njoh dhe u dashurua me djalin e vogël të ish-udhëheqësit fashist italian Benito Mussolini-t, Romano-n, një pianist jazz-i.

Edhe pse familja e saj i bëri thirrje ta mendonte këtë marrëdhënie, Maria ishte plotësisht e dashuruar. Sigurisht profesioni i Romano-s kishte ndikimin e tij. Ajo ishte e magjepsur pas pianistit me duar të bukura që jetonte brenda muzikës. Këtë i tha edhe së motrës, ai nuk donte t’ia dinte për politikë, ishte artist! Gjë që ishte e vërtetë deri diku. Ai qëndroi i tërhequr publikisht nga marrëdhëniet familjare. Vetëm vite më vonë do të shkruante një libër autobiografik mbi të atin, Duçen.

Romano dhe Maria u martuan në kishë, në vitin 1961, Maria veshi fustanin e bardhë, e vetmja dasmë e vërtetë sipas konceptit të mamasë së tyre, duke qenë që Sophia, vite më vonë bëri vetëm një martesë civile në Paris. Vajza e tyre e parë, Alessandra, do të lindte një vit më vonë dhe do të kishte nune pikërisht Sophia-n edhe pse Kisha do të protestonte për shkak që Sophia kishte një marrëdhënie me një burrë të martuar, burrin e saj të jetës, i cili edhe pse i ndarë, ishte ende peng i martesës së parë që nuk ishte zgjidhur ligjërisht.

Sot, Alessandra Mussolini është deputete e Parlamentit Evropian, si anëtare e partisë Forza Italia. Më vonë lindi motra e vogël, Elisabetta. Megjithatë martesa nuk do të zgjaste. Kur vajza e vogël ishte pesë vjeç, Romano dhe Maria u ndanë.

Djali i Mussolinit, u martua sërish, këtë herë me një aktore, ndërsa Maria, shkrimtare dhe gazetare, në një vizitë për punë në një nga spitalet e Romës, u njoh me kirurgun e zemrës nga Irani, Magid Tamiz. Ai në atë kohë po mendonte të kthehej në atdhe, por qëndroi dhe madje u martua me gruan energjike e cila sa e pa, vendosi të mos e linte më.

Ata vazhdojnë të jetojnë në Romë që kur u martuan në vitin 1977. Maria ka luajtur veten në dokumentarin e mbështetur në librin autobiografik të Sophia-s dhe ka krijuar romanin autobiografik “Shtëpia ime është plot me pasqyra”, që u kthye në film, ku rolin e mamasë së tyre, e luan Sophia.

Edhe pse jetojnë larg, Sophia dhe Maria mbeten dy motra me një marrëdhënie shumë të ngushtë. Tashmë kur vjen në Romë, në shtëpinë e së motrës, ku Maria jeton me bashkëshortin e saj të dytë, Sophia, si askund tjetër, ndihet në shtëpi teksa gatuajnë salcën dhe patëllxhanët dhe flasin sikur vitet të mos kishin kaluar.

 

Etiketa: Alessandra MussoliniBenito MussoliniMariaRomano musoliniSophia Loren


Ju sugjerojmë

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë
Life Style

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

24 Gusht, 2025 3:53 pm
Studimi: Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet ndaj viruseve
Life Style

Studimi: Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet ndaj viruseve

24 Gusht, 2025 3:49 pm
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje
Life Style

Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje

23 Gusht, 2025 4:30 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Para
Voto-video/ Kur Presidenti Bush vizitonte Shqipërinë, si sot 10 vite më parë

Voto-video/ Kur Presidenti Bush vizitonte Shqipërinë, si sot 10 vite më parë

Të gjithë jemi marrosur pas “Despacito”, por a e dini kuptimin e vërtetë të këngës?

Të gjithë jemi marrosur pas “Despacito”, por a e dini kuptimin e vërtetë të këngës?

Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët
















TE FUNDIT

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
24 Gusht, 2025

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaron se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i...

Lexo më shumë

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
24 Gusht, 2025

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan...

Lexo më shumë

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
24 Gusht, 2025

MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak...

Lexo më shumë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24 Gusht, 2025

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com