Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen dëshmitë/ “Katër policë rrëmbyen Gaz Çollakun”

2017/06/09 at 5:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen dëshmitë/ “Katër policë rrëmbyen Gaz Çollakun”

Gjykata për Krimet e Rënda dëgjoi dje gjashtë dëshmitarë në procesin gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut në Durrës, më 6 janar 2016.


Një prej tyre, gjatë pyetjes në prokurori, kishte treguar se kishte parë katër persona me xhupa policie të konfliktoheshin me një person në parkingun ku u rrëmbye Çollaku. Tre dëshmitarë të tjerë, ish-punonjës dhe punonjës policie rrëfyen se Ervin Dalipaj, ish-i pandehur në proces si i përfshirë në rrëmbimin e Çollakut, kishte qenë me ta në një lokal në Tiranë, në harkun kohor kur ndodhi ngjarja në Durrës. 

Çështja penale ndaj Dalipajt, ish-shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, u pushua për shkak se ai u ekzekutua në një atentat mafioz pranë Sukthit, më 27 prill 2017. Në Gjykatën për Krimet e Rënda, Denis Shtraza po gjykohet për akuzat e “rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”. 

“RRËMBIMI” 

Në sallën e gjyqit, dëshmitari Ketjon Pelivani tha se nuk mbante mend detaje të imëta nga mbrëmja e 6 janarit 2016, ndonëse kishte qenë pak metra larg vendit ku u rrëmbye Çollaku.  “Më 6 janar kam qenë në një lokal në Durrës, në katin e poshtëm të barit ‘P…”. Ai është garazh, por është përshtatur si lokal. Unë isha në tualet kur dëgjova një zhurmë. Ishte një si debat. Dëgjova dhe një krismë. U futa në lokal. Pastaj pashë në lajme se ç’kishte ndodhur. Kur dolën jashtë nuk pamë asgjë”, tha dëshmitari në gjyq. 

Prokurori i çështjes, Besnik Muçi, i kërkoi trupit gjykues kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë me deklarimet e dhëna nga dëshmitari në Prokurori gjatë hetimit të çështjes. “Dëgjova zhurmë nga parkingu i lokalit. Kam parë katër veta të veshur me xhupa policie fosforeshentë duke u konfliktuar me një person. U dëgjua dhe një krismë arme. 

U tremba dhe u futa në lokal. Kur dolëm jashtë nuk ishte më asnjeri aty”, kishte pohuar në deklarimet e tij dëshmitari Pelivani. Më herët, i pyetur nga avokatët nëse oficeri i Policisë Gjyqësore ia kishte lexuar procesverbalin para se ta firmoste, dëshmitari u përgjigj negativisht. Dëshmitari tjetër, Indrit Tafili, menaxher i lokalit “P…” tha se kishte shkuar në lokal 10 minuta pas ngjarjes.  “Stafi më tha që kishte ardhur policia dhe ishte konfliktuar me një klient, që quhej Gazmend Çollaku. Telefonova një shok në polici. Ai më tha që do të pyes dhe të them. Më vonë erdhi policia që bëri veprime. Aty hapëm edhe kamerat e sigurisë dhe pamë pamjet. Çollakun e njihja si klient të lokalit. Nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt”, tha dëshmitari.

 POLICET 

Tre ish-kolegë të Ervin Dalipajt, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e organikës së Komisariatit nr.4 në Tiranë, ishin fjalë- pakë në sallën e gjyqit. Ata thanë se nuk mund të kujtonin detaje, për shkak të kohës së gjatë, por theksuan se u qëndronin deklarimeve që kishin dhënë në Prokurori gjatë hetimit të çështjes. Dëshmitari Zijadin Allaraj tha se të ndjerin Ervin Dalipaj e kishte pasur vartës në Komisariatin e Policisë nr.4. “Në një nga ditët e janarit të vitit 2016, nuk mund ta kujtoj dot datën e saktë, kam qenë te një lokal te Tregu Elektrik me Dalipajn. Ka qenë rreth orës 19:30 deri në orën 22:00. Ai ka ardhur me makinën e vet, një ‘Benz ML’. Kishin edhe dy veta të tjerë në tavolinë, dëshmitarët që do të vijnë pas meje”, tha Allaraj. Dëshmitari tjetër, Ervis Guri, tha se kishte qenë në të njëjtin lokal me Dalipajn. 

“Në janar 2016 kemi pirë një kafe te një lokal te Tregu Elektrik. Nuk e mbaj mend orën. Shikoni deklarimet që kam dhënë në Prokurori. U qëndroj atyre”, tha ai. Në të njëjtën linjë ishte edhe dëshmitari Marjan Laca. “Më besoni që ka qenë diçka shumë e zakonshme. Ne aty takonim thuajse të njëjtët njerëz çdo natë. Nuk mund të kujtoj detaje. U përmbahem të gjitha deklarimeve që kam thënë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, tha dëshmitari Laca./Politiko.al 

 

Etiketa: gaz collakurrembimizbardhen deshmite


Ju sugjerojmë

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
Kronikë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

20 Shtator, 2025 10:26 am
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
Politikë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

20 Shtator, 2025 10:00 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

20 Shtator, 2025 9:48 am
“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Para
Rama: Berisha më i miri që ka pas PD. Lasgushi do thoshte mos votoni Fahriun

Rama: Berisha më i miri që ka pas PD. Lasgushi do thoshte mos votoni Fahriun

Fakte shokuese/Fëmijët shqiptar rrëfjenë eksperiencën me “Balenen Blu”, situata alarmante

Fakte shokuese/Fëmijët shqiptar rrëfjenë eksperiencën me “Balenen Blu”, situata alarmante

Video/ Basha zbulon gafën në fletëpalosjen e PS-së: Punëtorët janë marrë nga…

Video/ Basha zbulon gafën në fletëpalosjen e PS-së: Punëtorët janë marrë nga…
















TE FUNDIT

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
20 Shtator, 2025

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një...

Lexo më shumë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
20 Shtator, 2025

5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
20 Shtator, 2025

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Kompensimi financiar...

Lexo më shumë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Shtator, 2025

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com