Ish-kryetari i LSI-së dhe Presidenti i ardhshëm i Republikës është shprehur sonte se nuk ka shkelur Kushtetutën për pjesëmarrjen në fushatë.
Meta këtë deklaratë e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa shtoi se nëse është shkelur Kushtetua, Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet sonte dhe të më shkarkojë.
Ndërsa gazetari Fevziu i përmendi trimërinë, Meta tha: “Unë trim kam lindur nuk jam bërë”.
“Nga 24 korriku populli shqiptar do të më gjykojë dhe vlerësojë se si po sillem për përgjegjësitë që ka pres i republikës. Unë nuk kam kërkuar dhe as kisha planifikuar të zgjidhesha President i Republikës. U zgjodha për shkak të krizës”, tha Meta.