Kryetari i opozitës Lulzim Basha ju është rikthyer sulmeve ndaj Saimir Tahirit, këtë e ka bërë pikërisht nga Kombinati, vendi ku ish-ministri i Brendshëm është duke punuar për fushatën elektorale të PS. Gjatë mitingut në këtë zonë, Basha tha se Saimir Tahiri është një trafikant që u bë ministër i Brendshëm dhe kriminalizoi vendin.
“Ja ku jemi në Kombinat nën hijen e një trafikanti që na u bë ministër i Brendshëm. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës. Ja tek jemi në Kombinatin e papunë të zhytur në papunësi, në gjendje të rënduar ekonomike, me qindra familjarë pa ndihmë ekonomike, me fermerët e zonës përreth të braktisur”, tha Lulzim Basha.