Drejtuesi i shqiptarëve për vite në organizatën terroriste – ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë luftimeve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i tij, Bajram Muhaxheri përmes rrjeteve sociale, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi ku konfirmohet vdekja e Lavdrim Muhaxherit që ka qenë i njohur si “Kasapi i Ballkanit”.
Lavdrim Muhaxheri në vitet e fundit ka qenë imazh i ISIS, madje ka pasur raste kur është shfaqur nëpër video duke vrarë njerëz e prerë kokat e tyre./Klan Kosova