Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi është pritur me protesta sot nga banorët e Zharrëzës në Fier.
Ndërsa ka qenë atje në vijim të turit elektoral, të rinj të Zharrëzës i kanë dalë para me parulla si “Pa dëmshpërblime s’ka votime”; “Duam shtëpitë tona”; “Zbatoni V.K.M”; “Stop Ndotjes”, etj.
Ruçi ka folur për disa minuta me banorët duke u përpjekur t’i qetësojë. Ai iu ka premtuar se dëmshpërblimet do kalojnë brenda muajit dhe më pas është larguar për të vijuar me takimet në terren dhe prezantimin e kandidatëve për zonën e Patosit.