Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme nga Kamza është shprehur se Edi Ramës i ka mbetur në dorë vetëm rrota e timonit, pasi makinën e ka të shkatërruar. Basha deklaroi se makina është ekonomia dhe kjo është shkatërruar plotësisht gjatë qeverisjes katërvjeçare të socialistëve. Më tej, kreu i PD-së theksoi se Shqipëria e Ramës është ajo e palmave dhe fasadave, ndërsa Shqipëria e domokratëve janë njerëzit, kudo që janë ata.
Lidhur me deklaratat e Ramës se ekonomia është rritur, po njerëzit s’e perceptojnë, Basha tha: Ju nuk jeni mirë se ekonomia është katastrofë, çmimet janë rritur, shëndetësia në kolaps, shkollat pri-bret” Ai shtoi se programi ekonomik i PD-së, i hartuar me ekspertët më të mirë në vend dhe i certifikuar nga ekspertët e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, do të sjellë para në xhepat e shqiptarëve.