Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi/ Vdekja e dy fëmijëve në autostradë, ja shkeljet e katër zyrtarëve të rrugës

2017/06/03 at 8:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimi/ Vdekja e dy fëmijëve në autostradë, ja shkeljet e katër zyrtarëve të rrugës

Segmenti rrugor Durrës­-Kavajë, në të cilin më 7 maj 2016 u aksidentuan për vdekje dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla, është lejuar nga autoritetet shtetërore të shfrytëzohej jashtë kushteve teknike të sigurisë për jetën, shkruan “Panorama”.

Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës, e cila ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar si të pandehur në gjykatë katër zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë firmosur kolaudimin e këtij segmenti rrugor më 23 shkurt 2015. Të pandehurit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku do të përballen në gjykatë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Aksidenti rrugor që shërbeu për nisjen e këtij hetimi ndodhi pranë fshatit Qerret, në një vend ku zinxhiri i parmakëve metalikë mbrojtës në anë të rrugës ndërpritej për të krijuar futjen në një pikë karburanti. Në aksident mbetën të vrarë dy fëmijët e mitur Aliçe dhe Dritan Negollari, si dhe mbeti e plagosur nëna e tyre, drejtuesja e mjetit, Silva Negollari, dhe fëmija i tretë i saj.

SHKAKU I VDEKJES

Nga hetimi ka rezultuar se vdekja e dy fëmijëve të mitur nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga e ëma e tyre, e cila ishte në drejtim të mjetit. Sipas Prokurorisë, shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë ka qenë elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës. Kjo do të thotë, shprehet Prokuroria në kërkesën për gjykim, se rruga është lejuar të shfrytëzohet jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.

HETIMI

Sipas Prokurorisë së Tiranës, katër të pandehurit, anëtarë të grupit kolaudues të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e ARRSH­-së, me veprimet e mosveprimet e tyre kanë certifikuar si të shfrytëzueshme një rrugë (Loti 5) me mangësi të theksuara rrezikshmërie shoqërore për shëndetin (jetën) e sigurinë nga përdorimi i rrugës. Në këtë mënyrë, vijon Prokuroria, ata nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, parashikuar në ligjin dhe në aktet nënligjore të cituara. Nga ana e Prokurorisë pretendohet se katër kolauduesit e dërguar si të pandehur në gjyq, duke e shpallur rrugën si të shfrytëzueshme, kanë shkelur të drejtat dhe detyrat e përcaktuara në ligjin dhe udhëzimet që normojnë veprimtarinë e tyre. Prokuroria hedh poshtë dhe pretendimin e të pandehurve se mbyllja e hapësirës nuk është bërë për shkak se ekzistonte një vendim gjykate, masë sigurimi.

“Kolauduesit nuk kishin pse t’u referoheshin vendimeve gjyqësore, cilado qofshin ato, por të vlerësonin anën teknike, cilësore e funksionale të rrugës, gjendjen jashtë kushteve teknike të domosdoshme të mbrojtëses metalike (guardrarelës)”, theksonte organi i akuzës. Në aktin kolaudues, ata nuk duhej ta shpallnin rrugën të shfrytëzueshme, por përmes këtij akti të shprehnin rezervën e tyre (me kolaudim pjesor, siç ka parashtruar mbikëqyrësi i punimeve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmërie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH­-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej.

“Janë pikërisht veprimet dhe mosveprimet me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjësi për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudistët Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku”, thuhej në dosjen e Prokurorisë./ Armand Bajrami/Panorama.al

Etiketa: AksidentiAlice-Dritan Negollariqerret

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Video/ Finalja e Champions, ja çfarë po ndodh në këto momente

Video/ Finalja e Champions, ja çfarë po ndodh në këto momente

Basha: Rama ka frikë të përballet me mua. Republika e Re, do të ketë ndryshime kushtetuese

Basha: Rama ka frikë të përballet me mua. Republika e Re, do të ketë ndryshime kushtetuese

Fotogaleri/ E pabesueshme, djali i kitaristit të famshëm, jeton me një laraskë

Fotogaleri/ E pabesueshme, djali i kitaristit të famshëm, jeton me një laraskë

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com