Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Fundit/ Zv/Kryeministrja kallëzon drejtoren e Postës Berat: Kërcënon dhe pushon nga puna punonjësit

2017/06/02 at 8:52 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E Fundit/ Zv/Kryeministrja kallëzon drejtoren e Postës Berat: Kërcënon dhe pushon nga puna punonjësit

ZvKryeministria Ledina Mandija kallëzon drejtoren e Postës në Berat, Haris Ngjeqari për favorizimin e LSI. Sipas njoftimit per shtyp, “Haris Ngjeqari ka larguar nga puna punonjës per fushate elektorale”.

Njoftimi për shtyp

Zv/Kryeministrja Mandija kallëzon penalisht Drejtoren e Filialit Berat të Posta Shqiptare

Zv/Kryeministrja Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës, ka kallëzuar sot penalisht Drejtoren e Filialit Berat të Posta Shqiptare, zj.Haris Ngjeqari e cila me veprimet dhe mosveprimet e saj të kryera me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 238/a “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike” të Kodit Penal, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” si dhe me Urdhrin e mëparshëm nr. 65, datë 12.5.2017 të Kryeministrit.

Task-Forca e drejtuar nga Zëvendëskryeministrja, në zbatim të detyrimeve ligjore është vënë në dijeni të faktit se Drejtorja e Filialit të Posta Shqiptare sh. a., zj. Haris Ngjeqari, gjatë ushtrimit të detyrës së saj shtetërore, përdor në mënyrë të kundraligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetërore, me qëllim favorizimin e një subjekti politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” pjesëmarrës në zgjedhjet e qershorit 2017.

Znj, Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular për të paraqitur në të të dhëna personale, me anë të të cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; ka lejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësit një nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj, të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës duke u paguar rregullisht!

Zv/Kryeministrja Mandija siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin e punonjësve të administratës shtetërore. Zv/Kryeministrja inkurajon punonjësit e administratës dhe çdo qytetar të denoncojë pranë Task-Forcës të drejtuar prej saj, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor.

Etiketa: kallëzon drejtorenposta Beratzv/Kryeministrja

Ju sugjerojmë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës
Politikë

Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës

27 Maj, 2025 5:49 pm
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim
Politikë

Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

27 Maj, 2025 5:39 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë

27 Maj, 2025 5:31 pm
Para
Paralajmërimi i Lulzim Bashës

Paralajmërimi i Lulzim Bashës

Sëmundja e rrallë e 15 vjeçares në shtyllën kurrizore, nëna apel për ndihmë

Sëmundja e rrallë e 15 vjeçares në shtyllën kurrizore, nëna apel për ndihmë

Video/Tmerrohen turistët në Hollandë, bregdeti goditet nga një cunami

Video/Tmerrohen turistët në Hollandë, bregdeti goditet nga një cunami

TE FUNDIT

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
27 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin...

Lexo më shumë

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
27 Maj, 2025

I dërguari special i SHBA-së për konfliktin në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se një marrëveshje...

Lexo më shumë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
27 Maj, 2025

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com