Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë keni humbur nga Basha dhe Rama gjatë mitingjeve

2017/06/01 at 8:39 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë keni humbur nga Basha dhe Rama gjatë mitingjeve

Fushata duket se ka nxitur një gjuhë ndryshe mes dy liderëve kundërshtarë Edi Ramës dhe Lulzim Bashë. Disa fjalë të pa thëna më parë dhe batua me shumicë kanë shkëmbyer ata gjatë kësaj kohe me njëri tjetrin në largësi, nëpërmjet rrjeteve sociale apo mediave.


Gjatë fjalimeve publike me elektoratin Edi Rama ka përmendur disa fraza të cilat nuk i kishte përmendur më parë, ose të paktën përpara se të takonte Bashën për marrëveshjen mes PD dhe PS për qeverinë teknike. Deklaratat e Ramës ndonëse ironike duket sikur kanë mesazhe edhe më të thella. Opinion.al ju sjell një përmbledhje me batuta të cilat mund t’ju kenë shpëtuar në daljet e tyre.

Kohë më parë gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Elbasan kryeministri Rama është shprehur që “me opozitën nuk kemi dashur dhe nuk duam marrëdhënie të këqija”.

Po ashtu dje ai u ka thënë grave dhe vajzave të Mirditës që të votojnë për Partinë Socialiste, dhe ti bindin edhe burrat e tyre të votojnë po ashtu për PS-në: “Thojuni burrave lëreni Lulin, nuk e duan burrat tuaj Lulin më shumë se sa unë”, deklaroi Rama dje.

Ndërsa në takimet e sotme Rama është shprehur se “Ne duhet që të bëjmë një shtet, që të gjithë çfarë janë fqinjët tanë të na shikojnë me respekt dhe jo sikur jemi ne të dorës së dytë. Dhe mbas zgjedhjeve, se kjo është marrëveshja që kemi bërë. Se thonë çfarë marrëveshje? Kjo është marrëveshja të dyja palët si qeveria dhe opozita do të luftojnë që ta çojmë flamurin kuq e zi në oborrin e BE” tha Rama.

Po ashtu kryeministri Rama ka hedhur sot një foto ngacmuese me dy gishta në facebook, ai treguar se perse ka zgjedhur simbolin e dy gishtave për zgjedhjet e 25 qershorit. Një simbol i tille është identifikues për Partine Demokratike, por Rama e lidh këtë edhe me nr. 2 ne fletën e votimit. Duke iu përgjigjur komenteve ne FB, Rama sqaron qytetaret pse kjo zgjidhje.

Qytetari: Do i besh lëmsh shqiptaret me këtë nr 2 sepse historikisht numri 2 dhe shenja me 2 gishta qe ke nxjerr ne foto këto janë simbole të Partisë Demokratike. nuk gjeje dot na një numër tjetër mer vlla

Rama: Është numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit dhe demokratet qe duan ta çojme flamurin kuqezi ne oborrin e Bashkimit Europian do te votojnë numrin 2.

Nga ana tjetër Lulzim Basha ka vazhduar me batua pikante gjatë takimeve të tij me elektoratin e PD-së.

Dje ai ka deklaruar se “ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa”.

Po ashtu një tjetër gjë që nuk ishte vënë re më parë është se Basha i ka etiketuar një status Ramës në Facebook. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama sërish thirrjen për t’u ballafaquar të dy në një debat televiziv për fushatën elektorale. Basha i ka bërë Ramës “tagg” në Facebook duke i kërkuar që të mos ketë frikë dhe të pranojë debatin televiziv.

Ndërsa sot sërish Basha ka vazhduar duke ironizuar kreun e PS, ai tha se: “I jep Edi Ramës një makinë dhe ta çon në servisë, e lyen me bojë dhe ta sjell, pa ja rregulluar motorrin. O Edi po është prish motori, -merre merre s’ka gjë të thotë”, është shprehur Basha.

Një tjetër batutë që bëri të pranishmit të qeshnin në Shkodër ishte kur Basha foli për veshjen e Ramës: “Nga mëngjesi deri në darkë ai merret me karikatura. E nisi me të pasmet e elefantit. E ka për borxhe që të thotë çdo gjë madje dhe të veshë çdo gjë që të mos u përgjigjet pyetje tuaja, çitjanet i vesh që ne të merremi me çitjanet e Edi Ramës. Dhe jo me llogaritë që ka për të dhënë Edi Rama”.

Ata janë kundërshtarë politikë, por një gjë është e sigurt që me këtë gjuhë nuk kanë folur asnjëherë më parë. G.Z/opinion.al

Etiketa: batutaedi ramalulzim basha


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Para
Pas pak minutash në Opinion/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në TV Klan

Pas pak minutash në Opinion/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në TV Klan

Shfrytëzim dhe zhdukje të punonjësve në kompaninë kineze që prodhon për Ivanka Trump

Shfrytëzim dhe zhdukje të punonjësve në kompaninë kineze që prodhon për Ivanka Trump

Pas pak minutash në Opinion/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në TV Klan

Tani në Opinion/ Rama: Ministrat e Bashës me datë 26 nuk do jenë ministra
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë...

Lexo më shumë

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
4 Tetor, 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më...

Lexo më shumë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
4 Tetor, 2025

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com