Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“STOP” zbardh vrasjen e vitit 2012

2017/05/31 at 9:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“STOP” zbardh vrasjen e vitit 2012

Më 27 Tetor 2012, në Vloçisht të Korçës, u vra në lokal shtetasi 58-vjeçar, Ethem Hëna. Djali i tij Erion Hëna, denoncon në emisionin “STOP” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes, Edison Kodralli. Prokurori i çështjes, Hysen Kulla, pasi e kishte burgosur Kodralliun, e liroi me “detyrim paraqitje” pas 3 muajsh. Veç anëve të errëta të hetimit të kësaj çështjeje, emisioni “STOP” sjell dëshmi ekskluzive me audio të banorëve të fshatit, që kanë parë natën e krimit vrasësin e liruar nga drejtësia.


“Isha në gjumë, më vjen një banor i fshatit dhe më thotë hajde se babain nuk e ke mirë. Marr makinën, shkoj urgjent, shikoj babin shtrirë dhe i hutuar mundohem ta ngrej, e marr e fus në makinë, më ndihmon dhe ky bashkëfshatari që më tha. E kam marrë dhe ecja me shpejtësi për ta çuar në spitalin e urgjencës së Korçës. E kam lënë në spital dhe kam marrë vesh pas gjysëm ore që babain e kishin vrarë me armë zjarri.”

Avokati Arben Llangozi shprehet se janë shoqëruar në polici rreth 60 persona si të dyshuar për vrasjen e Ethem Hënas, por i dyshuari kryesor  është Edison Kodralli.

Në akt ekspertimin numër 10147, të datës 30.10.2012, u arritën disa konkluzione, në njërën prej të cilave thuhet se në bluzën blu, objekti i parë i ekspertimit për shtetasin Edison Kodralli, u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilët janë të pranishëm edhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 03.11.2012, me gjyqtaren Artjola Kristo, është vendosur  të vlerësohet si i ligjshëm ndalimi i shtetasit Edison Safet Kodralli dhe caktoi si masë sigurimi atë të arrestit me burg, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Avokati thotë se Gjykata e Apelit Korçë e ka vlerësuar po ashtu të ligjshëm vendimin e Gjykatës së Shkallës Së Parë, atë të arrestit me burg për Edison Kodralliun.

“Edisoni u arrestua dhe të gjithë, opinioni publik dhe ne si familje, e kuptuam që doli rasti, mirëpo s’ndodhi kështu. Edisoni qëndroi rreth 3 muaj në burg dhe përsëri u la i lirë. Atëherë më ndodhi vrasja e dytë e babait tim.”

Arben Llangozi tregon se më datë 01.02.2013 prokurori Hysen Kulla i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit të Edisoni Kodralliut nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Por nuk ka patur asnjë provë të re, e cila mund të zbusë masën e sigurimit për këtë shtetas.

“Prokuroria me të njëjtin akt ekspertimi që ka kërkuar arrest me burg, ka kërkuar zëvendësimin e masës në detyrim paraqitje. Kjo konstatohet dhe nga gjykata , e cila ka përsëritur disa herë që janë kundër kësaj kërkese të bërë nga prokuroria dhe shprehet se i dyshuari kryesor është ky person. Por çuditërisht edhe gjykata, në rastin konkret Artjola Kristo, ka vendosur pranimin e kërkesës në mënyrë abuzive.”

Avokati shprehet se dëshmitë e 60 personave mungojnë në dosjen e sigurimit të arrestit me burgim të Edison Kodralliut, por ekzistojnë vetëm tre dëshmi të personave të afërm të tij. Gjithashtu shton se këqyrja e telefonit të Edisonit është një faktor kyç në vërtetimin e ngjarjes, por ajo nuk është bërë kurrë ose të paktën nuk është dorëzuar në gjykatë. Mungesa e provës kryesore shton dyshimet për këtë çështje.

Emisioni “STOP” hedh dritë mbi këtë ngjarje duke siguruar regjistrime audio nga dy dëshmitarë.

Dëshmitari 1 – Unë dyshova nga dëshmia tënde. Ay tha: më nëntë e gjysëm vajta në shpi.

Djali i viktimës – Po bre…! Kshu ka thënë në polici.

Dëshmitari 1 – Unë e pashë në dymëdhjetë e një çerek – dymbëdhjetë e njëzet ka qënë, e pashë që i kërkonte leka tit eti. Policia tha 10 meleon, 10 meleon leka tha, kush e gjen tha, na jepni një dëshmi të rregullt tha . Mirëpo unë s’dua të hyj në hasmërira me njerëzit se i kam inat këto gjëra. Unë po ta them ty ta dish si djalë që je. Ama i futa në dijeni i thashë, ay që ka lojtur kumar, ay e ka bërë këtë gjë. Se ay përderisa s’ka qënë në hasmërira, ia shpjegova shumë mirë.

Djali i viktimës – Debatuan shumë kështu? Apo vetëm kaq, sa i thoshte ay: nëmi nëmi?

Dëshmitari 1 – Po debatuan. Ay i kërkonte leka me ngulm, po jo që të zireshin.

Lashë 2 meleonë leka. Këtë e dëgjova që lashë 2 meleon leka. Dhe i tha yt atë që unë të dhashë leka, tashi çfarë do të bëjnë 50 mijë leka, këtë e dëgjova. O Roni! Unë nuk dua as leka, asgjë nga ty, unë po të ndihmoj si shok sepse ti ke ngrënë bukë me byrazerin tim dhe unë s’kam frikë nga asnjëri. Unë po të jap dëshmi shumë të forta dhe jam i sigurtë që e ka bërë ay.

Dëshmitari 2 – Për këtë ka dëshmitarë që e kanë parë dhe nuk dalin se kanë frikë. E di këtë ti?

Avokati – Ka dëshmitarë që e kanë parë?

Dëshmitari 2 – Live… live…

Djali i viktimës – E bre unë të thashë që i di gjithë fshati. Ky më ndihmovi, që më tha ore unë e pashë që debatonte në orën dymbëdhjetë e gjysëm.

Dëshmitari 1 – Është gjë me zarar kjo, se le kalamanjtë hasmëri gjithë jetën.

Erion Hëna takon ish-shefin e krimeve në Korçë, i cili ka ndjekur çështjen e vrasjes së të atit, Ethem Hëna. 

Djali i viktimës – Kur erdhe ti për të shtatat e babait, më the e gjetëm vrasësin.

Ish-shefi i krimeve Korçë – Kush tha? Po ne e gjetëm dhe e arrestuam. E gjetëm, e arrestuam, u bë. S’isha vetëm unë atje.

Djali i viktimës – Ore, unë të them, si, si, si …

Ish-shefi i krimeve – Vrasësi u arrestua, u punua shumë për këtë…

Djali i viktimës – Mua Nardi më tha, mos kërko tjetër Erion, tha. Ai e ka bërë dhe pikë.

Ish-shefi i krimeve – Po kush mund të thotë që s’e ka bërë ai… Kush mund të thotë…

Erion Hëna shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë që shpirti i të atit të prehet në paqe./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Sa kushton një sherr rruge

Për një duel pa gjak mes Romeos e Zhuljetës së Tiranës me Petritin në mes

E fundit/ Plani i tifozëve të Tiranës, mblidhen përpara shtëpisë së Presidentit Halili

E fundit/ Plani i tifozëve të Tiranës, mblidhen përpara shtëpisë së Presidentit Halili

Merr fund martesa e burrit me ish-mësuesen që e përdhunoi kur ishte fëmijë

Merr fund martesa e burrit me ish-mësuesen që e përdhunoi kur ishte fëmijë
















TE FUNDIT

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
5 Qershor, 2025

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com