Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin dhe polikania Majlinda Bregu janë kapur “mat” duke darkuar mbrëmë në restorantin Parkata e Peshkut tek Pazari i Ri. Është pikërisht restoranti ku darkuan Rama dhe Meta rreth 1 muaj më parë dhe prej andej duket se buroi edhe marrëveshja për të bërë Metën President.
Kjo darkë vjen në një moment të vështirë për Majlinda Bregun. Ajo u përjashtua nga lista e deputetëve të PD-së. Në fillim Bregu ishte tejet e ashpër me Bashën por dje e ka ulur dozën e sulmit ndaj tij duke u vënë në mbështetje të PD-së deri më 25 qershor.
Nuk dihet se çfarë mund ti ketë ofruar apo këshilluar znj. Vlahutin-Bregut në këto kohë kur nuk gjendet më në vijën e parë të politikës. /Opinion.al