Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamera e fshehtë zbulon korrupsionin: 500 mijë lekë për një leje zhvillimore në zyrat e bashkisë

2017/05/31 at 9:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kamera e fshehtë zbulon korrupsionin: 500 mijë lekë për një leje zhvillimore në zyrat e bashkisë

Një tjetër rast i korrpusionit në zyrat e shtetit u denoncua në media. Një punonjëse e Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Fierit i merr një qytetari 500 mijë lekë ryshfet, për t’i dhënë leje të ndërtonte shtëpinë e tij. Lekët ia dha drejtoreshës së Urbanistikës. 

Qytetari që denonci në “Fiks Fare” tregoi se donte të ndërtonte një shtëpi në periferi të Fierit. Por, për të realizuar këtë gjë, kërkonte leje ndërtimi nga bashkia. Një kusht që të merrte lejen e ndërtimit ishte që të gjente një firmë ndërtimi. Ai kontaktoi me firmën e Skënder Bregut. Gruaja e ndërtuesit, Adelina Bregu punon në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit.

Qytetari takon Skënder Bregun, i cili i thotë se me 500 mijë lekë mbyllet kjo punë. “Shko jepja gruas sime, futi në zarf, qëndro para derës së saj derisa ajo t’ia japë drejtoreshës, sepse këto lekët duket se janë për të madhin fare”, i thotë ndërtuesi. Në fund e këshillon se “kur të dalë ajo (gruaja e tij), atëherë do ta kuptosh që ia ka dhënë drejtoreshës”.

Qytetari zbaton porosinë e ndërtuesit; shkon në Bashkinë e Fierit të takojë bashkëshorten, punonjëse e zyrës së Urbanistikës. Qytetari fut lekët në zarf, i numëroi para kamerës dhe futet në bashki, pikërisht në zyrën e Adelina Bregut.

“Erdha të të takoj, siç më tha Skënderi”, i thotë, ndërsa punonjësja ia pret shkurt: i solle ato?

Më pas vijon biseda për lekët, ky qytetari i thotë se në zarf ka 500 mijë lekë, madje e pyet nëse mbaron me këtë shumë, apo duhen të tjera. “Me kaq mbaron. Të shkoj t’ia çoj direkt drejtoreshës se mos mendon që i mbaj unë”, i thotë Adelina qytetarit, i cili ia lë zarfin në dorë. E gjithë biseda bëhet në zyrën e shtetit, në Bashkinë e Fierit.

Qytetari del në korridor dhe, pas tij edhe Adelina, për të shkuar në zyrën e drejtoreshës. Ai e pyet nëse do të dalë leja shpejt dhe ajo i thotë “prit pra, t’ia çoj”. Më pas Adelina del nga zyra e drejtoreshës, sepse ajo kishte njerëz në zyrë dhe shkon te zyra e saj. Drejtoresha e Urbanistikës i shkon nga mbrapa Adelinës. Futen të dyja në zyrë. Pas disa çastesh, drejtoresha del me një dosje në dorë, ku kamerat e “Fiksit” kapën edhe zarfin. Në fund, qytetari e pyet Adelinën nëse mbaroi punë dhe ajo i përgjigjet: Po, po. Ik tani, jemi në rregull.

Pas dhënies së lekëve, qytetari shkon në bashki, ku punonjësit i bëjnë projektin. Sistemi nuk punon disa herë, por më në fund punonjësit shkojnë në truallin ku do të bëhej shtëpia dhe i vendosin piketimin. Ata i thonë që mos të mërzitet, pasi me të marrë lejen e zhvillimit do të fillojë nga puna.

Megjithatë, pas piketimit, qytetari shkon përsëri në bashki, ku kërkon lejen e printuar. Ai flet sërish me Adelinën. “Po tani nuk e bëj dot unë po të them ore. Ajo për konfirmim është, por nuk e konfirmoj unë, ti më pyet mua për të madhin. Gjërat janë te kryetari, tani unë nuk komunikoj dot me kryetarin çfarë bëre… Nuk e di sa mund të zgjasë”, i thotë ajo.

Në fund, pas sorollatjeve njëvjeçare, orvatjeve në zyrat e Bashkisë së Fierit dhe pasi pagoi 500 mijë lekë ryshfet, qytetari mori lejen zhvillimore.

Etiketa: fierkorrupsionleje zhvillimoreqytetarzyra urbanistike

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Incidenti me salcë ndaj Lindita Nikollës, reagon Erjon Braçe: Spurdhjakët kaq dinë, kaq bëjnë

Braçe për LSI: Bëhuni gati të dilni në opozitë

Basha: Thelbi i lëvizjes sonë, qeveri që kontrollohet nga qytetarët

Basha ftesë të përsëritur Ramës: Eja në debat televiziv, mos ki frikë

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Sarandë

Do merrte 10 mijë euro nga gjobëvënia, tropojani nuk i bindet policië, përplas tre makina

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com