I ftuar në emisionin ‘Opinion’ themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami, i cili u la jashtë listave të PD, ka kërkuar largimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.
Sipas Imamit, me Bashën në krye të PD-së nuk mund të mundet Edi Rama dhe nuk mund të fitohen nga opozita zgjedhjet e 25 qershorit. “Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki. Nuk mund të hiqet nga lista Jozefina Topalli”
Po ashtu Imami ka deklaruar se listat nuk janë bërë në bashkëpunim me Berishën siç flitet në media. “Në ato lista nuk ka dorë Sali Berisha”, shkruan opinion.al
Sa i përket takimit të sotëm Imami është shprehur se ka qenë një takim i pa organizuar dhe ka qenë thjeshtë një kafe.
“Duam që të iki Edi Rama por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki. Nuk mund të hiqet nga lista Jozefina Topalli.” /opinion.al