Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjergj Lezhja kritikon Bashën: Jam thellësisht i zhgënjyer me zgjedhjen e tij

2017/05/28 at 1:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjergj Lezhja kritikon Bashën: Jam thellësisht i zhgënjyer me zgjedhjen e tij

Drejtuesi i sektorit të organizimit në PD më pas zëvendës ministër i Brendshëm dhe Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, sot Gjergj Lezhja është këshilltar i Presidentit për Sigurinë.


Një nga personalitet e Partisë Demokratike që asnjëherë nuk u pa në karrigen e deputetit, por gjithmonë besnik dhe pranë Berishës.

Lezhja eshtë një nga figurat e nderuara të PD, që gjatë qeverisjes së parë të saj dhe më pas në opozitë, nga viti 1997 deri në 2005, kur ishte një nga personat që kishte nën drejtim nyjen kryesore te një partie siç është organizimi.

Ai e njeh mjaft mirë Partinë Demokratike në çdo qelizë të saj dhe thuajse të gjithë drejtuesit politikë, përjashtuar këta të kohëve të fundit.

Gjergj Lezhja sjell një opinion të tij kërkuar nga CityNews në lidhje me opozitën dhe situatën pas qëndrimeve dhe aksioneve të fundit të Lulzim Bashës.

Nga Gjergj LEZHJA

Së pari dua të sqaroj se kam vite që nuk marr pjesë aktivisht  në politikë. Pra nuk meritoj asnjë ofiq, ndaj dhe i qetë bëj analizat e mia për zhvillimet politike.

Nuk jam aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare.  As Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS.

Mendoj se nuk është vetëm Lulzim Basha, ideatori i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013.

Basha është dhe mbetet një ministër i mirë në një qeveri të mirë. Ai kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i një force politike që pretendon pushtet dhe kjo për të vetmen arsye se, “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”.

Këtë metaforë e përdor me përgjegjësi pasi e njoh shumë shumë mirë atë dhe të gjithë udhëheqjen e Partisë Demokratike nga krijimi i saj.

Çadra ishte marria më e madhe si aksion politik, duke përfshirë këtu kërkesat ekstreme, si alternativa për zgjidhje. Qesharake dhe foshnjarake ishte dhe është teza e Republikës së Re dhe më vjen shumë keq që pati dhe intelektualë qe shkuan deri në kufijtë e besimit të kësaj përralle.

Dalja nga çadra e Bashës më kujton daljen e Tritan Shehut nga stadiumi i Lushnjes në vitin e mbrapshtë ‘97. Vetëm se Tritani bëri një akt sublim dhe pësoi atë që çdokush mund ta pësonte, kurse Basha hyri dhe doli nga kjo histori si një personazh butaforik, por dhe hileqar në ndërmarjen e tij.

Them hileqar, sepse në pamundësi për të ngritur “ushtrinë” e PD në këmbë për 4 vjet, ngriti një çadër për të krijuar përceptimin e një lëvizje që për asnje moment nuk funksionoi, si dhe ndërtoi fabulën e humbjes, si rezultat i vjedhjes së votës. Të gjitha këto në funksion të një politike personale, të dështuar.

Jam terësisht i zhgënjyer me dy kandidaturat në qeveri. ministrja e Financës, një juriste medioker, me zero përvojë dhe me zero kurajo administrative, një intrigante dhe mjaft e përkëdhelur në të gjithë vitet e pushtetit tonë, kurse ajo e Ministrisë së Çështjeve Sociale, një individ i rritur rrugëve të pushtetit dhe të parave.

Kam qenë shumë i qartë për atë çfarë ndodhi sot. E kam parashikuar që para katër vjetësh, por gjithsesi nuk e kam menduar se pamëshirshmëria ndaj bashkëpunëtorëve e bashkë luftëtarëve, do të ishte kaq ekstreme dhe kaq imperative në realizim. Gjithsesi ndjehem i qetë dhe shumë i kthjellët që i kam ndenjur mënjanë gjithkujt, pa asnjë përjashtim në forcën politike, ku unë jetova pjesën më të bukur të jetës time.

Burimi: CityNews

Etiketa: Bashaçadragjergj lezhjahileqar


Ju sugjerojmë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

28 Gusht, 2025 11:01 pm
SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
Bota

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

28 Gusht, 2025 10:36 pm
VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
Bota

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

28 Gusht, 2025 10:32 pm
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Bota

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

28 Gusht, 2025 10:02 pm
Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale
Sport

Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale

28 Gusht, 2025 9:27 pm
Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin
Rajoni

Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin

28 Gusht, 2025 9:09 pm
Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë
Bota

Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë

28 Gusht, 2025 9:07 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Kronikë

VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

28 Gusht, 2025 8:49 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

28 Gusht, 2025 8:46 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Para
Lidhja e alkoolit me seksin dhe ‘misteri’ i verës

Meshkujt rrëfejnë “goditjen” që pësuan kur takuan për herë të parë partneren e tyre

Basha replikon me Ramën: Mos mashtro njerëzit, ti nuk mban premtimet

Substanca e dyshimtë/ Basha deklaratë urgjente për mediat

Video/ Vijon sherri. Veliaj-Gurit: Dhëndri i Saliut të dha para. Guri: Kujt i përmend djalin ti..

Sazan Guri tërhiqet nga gara si kandidat i PD-së në Berat
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com