Pasditen e kësaj të premte është duke u zhvilluar takimi i radhës në qytetin e Fierit i kryeministirt Rama me gratë dhe vajzat. Në këtë takim merr pjesë edhe deputeti Gramoz Ruçi, teksa ka marrë mikrofonin ai është shprehur se ishte shumë i emocionuar. “Përshëndetje, përshëndetje ju gjysheve, vajzave dhe nënave fierake. Unë zakonisht nuk kam emocione, por sot jam shumë i emocionuar. Si mor nuk më vajti mendja që të thirrja Irma Libohovën që të këndore këngën “kush ka vajza botën ka”. Në sfond stafi organizativ vendosi këngën e Irma Libohovës. “Kryeministri jo vetëm që është vetë i mirë por dhe kur unë jam në siklet më nxorën nga halli sikur ndodhi tani” tha Ruci, batutë e cila u pasua nga të qeshuart e pjesmarrësve. /opinion.al