Intensifikohen akuzat në kohë fushate. Ish-aleati i PS-së, LSI-ja ka bërë një akuzë të rëndë duke thënë se të gjithë mësuesit janë futur në punë kundrejt rryshfetit.
Monika Kryemadhi, teksa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin e Ylli Rakipit në ‘News 24’, deklaroi se LSI nuk ka asnjë emërim në Drejtoritë Arsimore, sipas saj, të gjitha i ka bërë PS-ja.
Duke iu përgjigjur gazetarit Andi Bushati, që i solli në vemendje ish-drejtoreshën e Arsimit në Lushnje që u arrestua 2 vite më parë, Kryemadhi tha: Pse merrni me atë që është në burg. Ja ku keni këta të tjerët…si janë bërë emërimet e mësuesve? Janë gjetur deri në 150 mijë euro në banjot e Drejtorive Arsimore dhe nuk u mor asnjë masë, madje u rritën në detyrë. Pyesni Saimir Tahirin se tani që nuk është më ministër, mbase është më i hapur për të folur…”
/Opinion.al