Pas pamjeve të transmetuara nga emisioni investigativ “STOP” , ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të emisionit investigativ, efektivi i policisë është pezulluar nga policia. Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit tha se“nga këqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit te Policisë, për shkelje të rëndë.
“Policia tha se “Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisëë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.”