Kreu i LIBRA-s Ben Blushi teksa po shpjegonte batutën e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku ai foli për “dashuri dhe xhelozi”, tha se ndërhyrja e Berishës e shpëtoi Ramën në atë debat.
Sipas Blushit thelbi i batutës që Berisha tha, kishte një mesazh të rëndësishëm, pra marrëdhëniet e rregulluara mes dy kundërshtarëve politik Rama-Berisha, që Blushi e ka quajtur “dashuri mes dy pleqsh”, shkruan opinion.al
“Edhe xhelozia ka moshën e vet, është e vështirë të bëhesh xheloz ku dashurohen dy pleq, Edi Rama dhe Sali Berisha. Kanë nga 20 vjet në pushtet secili, 2 pleq që u dashuruan. Dhe në fakt Saliu për hir të së vërtetës atë ditë, kur ndërhyri në parlament, e shpëtoi Edi Ramën. Rama ishte totalisht i mbaruar, Berisha e shpëtoi në mënyrë elegante. Sepse unë në fakt ju thash keni bërë një pakt. Berisha doli dhe tha nuk kemi bërë pakt, kemi rënë në dashuri, por ti mos u mërzit. Ne kemi rënë në dashuri, jemi dy pleq por ti mos u mërzit”. /opinion.al