Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi sot në mesditë në rrugën e Kombit. Policia tha se një mjet Volkswagen me targa AA 421 OU ka humbur kontrollin duke u përplasur me parmakët anësorë të rruges.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi B.M. 46 vjeç si dhe 3 pasagjerët në mjet F.M. 55 vjeç, B.M. 22 vjeç, R.J. 17 vjeçe, të gjithë banues në Kukës.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Kukës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ndodhi në segmentin e autostradës Rrëshen – tuneli i Thirrës dhe dyshohet se shkak mund të jenë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. /Opinion.al