Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i AKU dhe fabrikat e ushqimeve që po vrasin shqiptarët

2017/05/25 at 1:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Shukriu me brekë të grisura dhe shoqëria jonë pa brekë fare

Nga Mentor Kikia

Sot në Shqipëri, më e pakta që duhej të ndodhte ishte që njerëzit të mblidheshin para Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit e të qëllonin me topa gjalpi apo djathi këtë ministri. Ndërsa kryeministri duhej të kishte shkarkuar me urgjencë të gjithë drejtuesit e AKU-së, agjencinë që përdoret për të qerasur aleatët sa herë ndryshojnë apo shtohen aleancat qeverisëse si të ishte parukeri. Ndërsa ministri i bujqësisë, që ha kastarveca para kamerave për të na treguar se ato nuk janë me hormone, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë.
Mbrëmjen e të mërkurës, kolegët tanë të Fiks Fare, treguan me prova atë që në fakt ne e dinim.

Mashtrimin e madh që na bëhet me ushqimet. Të gjithë bizneset e produkteve të bulmetit, rezultoi se prodhonin gjalpë me vaj palme. Një muaj më parë unë shkruajta për mashtrimin që na bëjnë këto kompani pasi prodhojnë djathë, kos e qumësht jo nga qumështi i bagëtive siç shkruhet në etiketë, por nga qumështi pluhuar, dhe na i shesin më pas për produkte lope, deleje e dhie.

Ajo që Fiksi na tregoi të mërkurën me analiza shkencore nga laboratori shtetëror ishte një dramë për tërë shoqërinë. Fabrika që vizitohen e përurohen nga qeveritarët tanë më të lartë, e që trumpetohen si suksese të ekonomisë së tregut dhe mbështetjes qeveritare për biznesin, mashtrojnë në mënyrë skandaloze konsumatorin. AKU, një ent shtetëror përgjegjës për kontrollin e cilësisë së ushqimeve, njofton herë pas herë për vendosje gjobash. Por ajo që ndodh me cilësinë e ushqimeve në Shqipëri nuk është thjeshte një mashtrim, por një krim me përmasa masive që duhet të shoqërohet me hetime penale ndaj pronarëve dhe me mbyllje fabrikash dhe jo me gjoba qesharake.

Por, sot ajo që duhej të ndodhte më parë duhej të ishte shkarkimi i të gjithë AKU-së. Përse duhej të “hetonte” një gazetare për të zbuluar këtë mashtrim skandaloz kur inspektorët e kanë për detyrë ta bëjnë këtë çdo ditë? Ajo që ne dimë nga kanale jo zyrtare është se specialistët janë në dijeni të këtyre mashtrimeve, por në vend të masave zgjedhin kompromisin e ndyrë të rryshfetit.

Megjithatë këtu nuk jemi në rastin e falsifikimit të një etikete malli, si veshjet apo paisjet elektronike. Jemi në kushtet kur të gjitha nënproduktet e qumështit prodhohen me përzierës që bëhen shkak për sëmundje të rrezikshme. Këta njerëz, fitojnë para duke na shkatërruar shendetin neve, dhe ky është krim penal.

Të paktën në dy raste, ndërsa kam denoncuar këtë maskaradë, jam gjendur nën kritika për degradimin e prodhimit vendas. Por cilin prodhim vendas duhet të mbrojmë? Këta mizerje që pasurohen duke na shitur djathë me niseshte dhe arome dhie 850 lekë kg? Këta që na shesin sallam me 5 fishin e dozës së nitratit që ti zgjatet jeta produktit? Këta që prodhojnë gjalp me gjysmën e sasisë vaj palme të ngurtësuar dhe na shkatërrojnë shëndetin? Këta që hapin supermarkete të jashtme dhe shesin produkte vendi me etiketa të huaja?

JO! Këto janë krime. Dhe para se të bërtitet për Vetting, reformë në drejtësi, dekriminalizim e antikorrupsion, duhet të mbyllim këto punishte të rrezikshme. Ndërsa qeveritarët të mos habiten nga pastërtia e kazanëve të fabrikës, por të shikojnë se çfarë ka brenda kazanëve.

Etiketa: AKUgjalpimashtrimushqimevaj palme

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Video-Opinion/ Blushi: Ja nga dallon anëtarësia e LIBRA-s nga partitë e tjera…

Blushi sonte në 'Opinion' përballë Fevziut dhe analistëve

Rama në Bruksel por nuk harron dhuratën për gazetaren e njohur

Rama në Bruksel por nuk harron dhuratën për gazetaren e njohur

A do e donit përsëri celularin historik “Nokia 3310”?

A do e donit përsëri celularin historik “Nokia 3310”?

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com