Një tjetër rast u ngacmimit seksual në shkollë është denoncuar në policia. Bëhet fjalë për drejtorin e shkollës së mesme Berat, Yzedin Hajdaraj 59 vjeç. Sipas policisë ai është denoncuar nga dy nxënëse se i ka ngacmuar në zyrën e tij.
Kujtojmë se rreth 2 javë më parë në zonën e Kasharit në Kashar u arrestua mësuesi i matematikës Hasan Martani pasi u dencua nga nxënësja e tij e klasës së 9-të për vepra të turpshme.
Policia njofton se : Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit: Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.
/Opinion.al