Dy persona kanë mbetur të vdekur në një atentat në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Mësohet se viktima kanë mbetur drejtori i OSHEE-së të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i një lokali, shtetasi Erven Hyseni.
Ky i fundit rezulton edhe pronar i një televizioni lokal, “Vlora Channel”.
Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në Sheshin e Flamurit ku persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të lokalit-hotel, pronë e Hysenit.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’.
Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur pranë fshatit Panaja. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet.
Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.