Një sherr banal për motive të dobëta ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur në fshatin Rrushbull të Durrësit.
Dy persona kanë shkuar ne spitalin rajonal të Durrësit të plagosur me thikë, Y.SH rreth 60 vjec dhe E.Xh rreth 50 vjeç.
Dy personat janë konfliktuar në fshat me një person të tretë me inicialet L.Q, rreth 40 vjeç.
Mësohet se ka humbur jetën 40 vjeçari nga goditjet me thikë gjatë konfliktit me dy burrat e tjerë, tashmë në spital.
Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, tre personat që janë konfliktuar, viktima dhe dy të plagosurit janë roje të një rezervati në Rrashbull.
“Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak.