Sulmi i djeshëm në Manchester që mori jetën e 23 personave, pjesa më e madhe e të cilëve ishin adoleshent është pasqyruar edhe në media me video dhe fotografi ku shfaqen momente ankthi dhe paniku. Njerëz që vrapojnë, bërrtasin, të plagosur dhe njerëz të shtrirë kudo është “piktura” e mbrëmjes tragjike të 22 majit. Vetë këngëtarja Ariana Grande, u shpreh se ishte e shkatërruar nga ngjarja e djeshme, edhe pse në të tilla raste nuk ke shumë fjalë për të thënë. Më poshtë kemi bashkangjitur disa video nga momentet e tmerrit në Manchester Arena.