Sonte është mbedhur seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar ministrat teknik. Me gjuhë të ashpër ju eshte drejtuar kreu i LIBRA-s Ben Blushi edhe në fjalimin e mbajtur brenda në Kuvend, duke i sulmuar dy partitë kryesore.
Pasi ju përgjigj kryeministri Rama, ka ardhur edhe përgjigja nga PD, ka qenë Eduard Paloka i cili i është përgjigjur Ben Blushit për akuzat e këtij sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend. Blushi tha se PDja tradhtoi kauzën duke bërë pakt me Ramën. Por Paloka i tha Blushit se ai është në zgjedhje falë firmave të demokratëve. “Ke ardhur në Parlament me votat e PSsë. Ke ndenjur 17 vjet në qeveri dhe deputet me votat e tyre. Në zgjedhje u regjistrove me firmat e demokratëve dhe vjen tani dhe na bën si i virgjër”, tha Paloka. /opinion.al