Denar Biba tha sot dorëheqjen nga kreu i KQZ-së për ti hapur rrugë emërimit të Klement Zgurit në këtë detyrë. Komisioni i Ligjeve është njohur sot me dorëheqjen e Bibës që është dakordësuar nga Rama-Basha në marrëveshjen e famshme të 18 Majit.
Klement Zguri është caktuar të zëvendësojë Bibës. Zgjedja e Zgurit në krye të KQZ-së pritet të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, e përcaktuar për të nisur në orën 18:00 të kësaj të hëne.
Kujtojmë se ndryshon kreu i KQZ jo përbërja e saj, ajo do të mbetet e njëjtë (3 PS) (1 LSI) dhe (3 PD).