Debora Diaz një student 21 vjeçare nga Meksiko ka marrë një vendim tepër interesant i cili bëri bujë në rrjetet sociale. Ajo vendosi të merrte një ditë me vete në klasën e saj qenushin Bailey. Duke qënë se është sezon provimesh ajo vendosi që të bënte disi të lumtur shokët e saj të shkollës, duke i prezantuar me këtë qenush kaq pozitiv. Bailey kishte të vendosur në qafën e tij disa pankarta me mesazhe motivuese ku i uronte fat studentëve në provime dhe i bënte thirrje ta merrnin lehtë. Kush nuk do donte një qenush në ditë të vështira?