Një adoleshente ka bërë një kallëzim në policinë e Fieri, pasi përndiqej prej kohësh nga një 47 – vjeçar. Në pranga ka rënë Roland Vrapi, banues në Roskovec të Fierit.
Sipas burimeve të policisë 17 – vjeçarja me inicialet S.N, përndiqej në mënyrë të vazhdueshme dhe duke mos duruar këtë situatë ka denoncuar Vrapin në komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.