Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fitoi Basha me çadrën?

2017/05/22 at 9:30 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu

Është e vështirë të flaësh për marrëveshjen Rama – Basha dhe akoma më e vështirë të thuash se cili është fituesi dhe humbësi i saj. Eshtë po kaq e vështirë të flasësh për palë të treta të humbura, sepse ekuacioni që ka sjellë kjo marrëveshje nuk llogaritet dot tani. Edhe nëse palët flasin dhe janë të sinqertë, marëveshja është plot të panjohura dhe askush, përfshi vetë protagonistët, nuk të thonë dot se cila do të jetë e ardhmja e saj.

Por nëse ka një gjë që mund të thuhet për marrëveshjen, ajo mund të pranohet me gojën plot: Basha ja arriti ta hapë betejën elektorale dhe kjo është fitorja më e madhe e çadrës dhe e tij.

Mjafton një analizë fare e thjeshtë për ta argumentuar këtë.

Më 17 Shkurt të këtij viti, një ditë përpara tubimit që instaloi në bulevard çadrën e protestës, Basha dhe PD dukeshin me pak shpresë.

PS kishte konfirmuar koalicionin me LSI dhe PDIU, duke lënë të kuptohej që fitorja e tyre ishte XXL.

Mbështetësit e PD ishin shumë pak të motivuar pas zgjedhjeve lokale të 2015 dhe sidomos pas humbjes problematike në Dibër. Kritikët e PD thoshin që votues të saj, në mungesën e shpresës për fitore do kalonin tek parti të tjera në një masë jo të vogël dhe kjo do të kthehej në problem.

Të gjitha instrumentat mbështetëse të zgjedhjeve, “të fortët”, “të pasurit” dhe “influentët” e lokaliteteve dukeshin të lidhur mirë me PS.

Vetë Basha nuk e kishte të konsoliduar lidershipin në parti dhe shumë veta, jashtë dhe brenda PD e shihnin me mosbesim.

Në këtë kontekst, humbja e PD nuk dukej më e mundshme, por thuajse e sigurtë.

3 muaj më pas dhe me një protestë që kishte shumë personazhe brenda PD, por edhe në media kundër, Basha ja arriti ta kthejë situatën në favor të partisë së tij.

Së pari koalicioni XXL nuk ekziston më. PS do garojë e vetme dhe LSI me PDIU po ashtu. Ky është bonusi më i madh që Basha mori nga protesta e tij. Në një garim të tillë loja është hapur nga fillimi dhe shanset për një rezultat surprizë po ashtu. Të gjithë e dinë që një rezultat i ngushtë, mund të çojë në kombinime të tjera të shifrave për të arritur numrin magjik 71. Pra PD është e hapur t’i bashkojë shifrat e saj me të gjitha partitë, ndryshe nga 3 muaj më parë kur nuk kishte asnjë shans për këtë.

Së dyti, Basha me çadrën, forcoi shpirtin e opozitarizmit dhe qëndresës dhe i bindi mbështetësit e tij se një fitore e mundshme nuk është aq larg. Duke shkarkuar 15 ministra të qeverisë dhe duke i zëvendësuar me ish zyrtarë të administratës së PD, ai ka dhënë mesazhin që pushteti është afër dhe kjo ndikon tek mobilizimi i njerëzve të tij më shumë se çdo gjë.

Së treti, Basha konsolidoi ndjeshëm në publik dhe brenda partisë, lidershipin e tij. Sot mund të jesh kundër apo pro Bashës në parti, por vështirë të mendosh që ai është thjeshtë një marionetë siç mendonin deri 3 muaj më parë shumë vetë.

Për të gjitha këto arsye, Basha ka kthyer në zgjedhje garën, pas 3 muajësh protestë. Padyshim ai e di që edhe Rama ka bërë kalkulimet e tij. Rama ka dashur dhe ka arritur të heqë çdo peshë që i rridhte nga koalicioni dhe po tenton të bëjë një betejë ku i humb apo fiton të gjithë. Ja arrin apo jo, këtë sërish nuk e thotë dot askush. Por të gjithë mund të thonë që së paku, tani do të kemi një garë.

Blendi Fevziu

Etiketa: koalicioni PS lsi pdiululzim bashaPDzgjedhjet e 25 qershorit

Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Përbërja e re e qeverisë tekniko-politike “Rama”

Përbërja e re e qeverisë tekniko-politike “Rama”

Këto janë cigaret që nuk duhet të pini kurrë

Këto janë cigaret që nuk duhet të pini kurrë

Kapet në Gjirin e Gramës skafi me flamur italian

Kapet në Gjirin e Gramës skafi me flamur italian

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com