Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Fuga u përfol për Ministër teknik i Arsimit, ja ç’thotë ai në profilin e tij

2017/05/21 at 5:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Fuga u përfol për Ministër teknik i Arsimit, ja ç’thotë ai në profilin e tij

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sot në lidhje me lajmet e qarkulluara në media se emri i tij është një nga propozimet e Partisë Demokratike si ministër teknik i Arsimit.


Fuga është shprehur nëpërmjet një statusi në fb se është i gatshëm të marrë çdo lloj detyre për të bërë reforma në arsim, në funksion të lëvizjes së Republikës së Re.

Por, në një situatë të tillë kur ministrat e opozitës do të jenë vetëm teknikë dhe nuk kanë të drejtë vendimmarrje, Artan Fuga e refuzon diçka të tillë.

“Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem. Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qendroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha”, shkruan Fuga.

Statusi i Akademikut Artan Fuga:

Unë kandidat për në qeveri? ————­

Nisur nga fakti që në rrjete të ndryshme sociale përmendet edhe emri im për të qenë një kandidaturë e opozitës e propozuar për të qenë në qeveri, dëshiroj t’i falenderoj shumë të interesuarit dhe ata që kanë besim te unë, të cilin asnjëherë nuk do ta zhgënjej.

Desha të njoftoj se opozita, pa pasur asnjë detyrim, lëvizja për republikën e re, edhe vetë z. Lulzim Basha, janë treguar moralisht dhe politikisht shumë korrekt për këtë çështje me mua.

Unë i qendroj mendimit tim se modeli ekonomik, social, kulturor dhe politik që ka vendi ynë sot është krejt i tejkaluar nga koha.

Ai duhet rinovuar me themel sepse e ka lënë Shqipërinë në prapambetje, prodhon kriza dhe ka përjashtuar, denigruar, fyer qytetarin.

Unë jam shumë i qartë se cfarë duhet bërë për ta zëvendësuar atë brenda një kohe shumë të shkurtër, dyvjecare, me një model të, të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyre dekadave dhe duke shëruar plaget e shumta të grumbulluara.

Ne kemi ngecur në vend së pari sepse administratorët tanë nuk dinë!

Sepse drejtuesit civilë së dyti janë të kapur nga disa lobingje me parà.

Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin,mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore!

Ne kemi hipur në një makinë që ndryshon shoferin herë pas here, por pa pasur motorr.

Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë cdo detyrë dhe do të merrja cdo ngarkesë brenda një ekipi për t’i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëhere kur gjithçka do të shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëhere kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.

Ndërkohë, aktualisht, sot, detyra e antarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është si duket thjesht për disa javën dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish :).

Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem.

Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qendroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha.

Pra duke falenderuar miqtë dhe të interesuarit, cështja është e mbyllur nga ana ime duke e lënë rehat opinionin publik. Ndërkohë më gjatë do të shpjegohem më pas, ndërkohë që gjatë javëve që vijnë do të jem si gjithmonë aktiv për të sensibilizuar sëbashku me opinionin qytetar se çfarë presim ne për republikën e re.

Unë mbetem thellësisht, deri në fund, plotësisht me besimin se ne na pret ose një republikë e re, ose barbaria dhe mjerimi e humlbja si komb.

E kam thënë dhe e përsëris. Njerëzit ikin e vijnë ideja do të mbetet! Ne si qytetarë duhet t’i japim udhë asaj. Ka ardhur sahati! Ne mundemi!

 

 

 

Etiketa: Artan FugaMinister i Arsimit


Ju sugjerojmë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

30 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

30 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Korrik, 2025 8:10 am
Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Para
Befason Mariah Carey, dekolteja e lëkurës duket sikur do shpërthejë

Befason Mariah Carey, dekolteja e lëkurës duket sikur do shpërthejë

Zgjedhjet në Kavajë/ Ja kush mund të jetë kandidati demokrat për Kryetar Bashkie

Zgjedhjet në Kavajë/ Ja kush mund të jetë kandidati demokrat për Kryetar Bashkie

Reperi e braktisi në skenë, ja si i përgjigjet Besa Kokëdhima

Reperi e braktisi në skenë, ja si i përgjigjet Besa Kokëdhima
















TE FUNDIT

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, të mërkurën në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
30 Korrik, 2025

Kjo e mërkurë do të jetë një ditë tipike vere, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të...

Lexo më shumë

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 22 nëntor 2023
30 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni në një lidhje duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë që do mbizotërojë për të folur hapur...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com