Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doni të investoni në fshatrat e Tiranës? Bashkia ju mbështet me kredi

2017/05/21 at 3:15 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Doni të investoni në fshatrat e Tiranës? Bashkia ju mbështet me kredi

Mbështetja e të rinjve, biznesit vendas, turizmit, por edhe agroindustrisë, si mundësi reale për zhvillimin e zonave rurale dhe ekonomisë së kryeqytetit, janë disa nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës. Në takimin e zhvilluar pasditen e djeshme në Petrelë, me titull “EU Transit –Tirana Farm”, me objektiv gjetjen e partnerëve dhe rritjen e mundësisë për bashkëpunim ndërmjet sipërmarrësve të rinj në vendin tonë dhe vendeve të tjera evropiane, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi nevojën për mbështetjen e bizneseve apo sipërmarrësve të rinj, që sjellin më shumë punësim, por edhe më shumë zhvillim.

Teksa solli në vëmendje historinë e Jetmirit, një i ri i cili u rikthye në fshat për të ngritur një biznes të tijin, Veliaj tha se shembuj të tillë duhen të ndiqen edhe nga të rinjtë e tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se, që ekonomia lokale të zhvillohet dhe çdokush të gjejë një mundësi për të zhvilluar një ide biznesi edhe në fshat, është e rëndësishme që të inkurajohen nisma të tilla, që të rinjtë të kthejnë besimin te vetja dhe të kuptojnë se largimi drejt Tiranës apo jashtë vendit nuk është e vetmja zgjidhje për ta. Ai solli në vëmendje edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të bashkisë së kryeqytetit për sipërmarrësit e rinj nëpërmjet granteve apo mikrokredive.

“Bashkia e Tiranës e ka një skemë të kredive dhe të granteve për të rinjtë. Nëse shuma është e vogël, ne mund ta japim në formë granti, nëse një nga të rinjtë këtu në Kryezi, Hekal, Petrelë apo kudo ka një ide, të shohim nëse mund ta financojmë. Nëse ideja është investim pak më i madh, kemi edhe një fond të mikrokredive si Crimson Fund Albania, ku gjithashtu japim mikrokredi për një periudhë afatgjatë me norma interesi thuajse zero, por që të sigurohemi që ai djalë apo vajzë që ka një ide brilante se si mund të gjenerojë të ardhura me ekonominë e fshatit, të ketë mundësi ta bëjë edhe me ndihmën e Bashkisë”, deklaroi Veliaj.

Ai deklaroi se bashkia do të vazhdojë punën për nxitjen e prodhimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale vendase dhe konsumimin e tyre në tregun vendas, si një mënyrë e mirë për zhvillimin e ekonomisë lokale. Për këtë qëllim, ai kërkoi që edhe qytetarët e Tiranës të synojnë të blejnë produktet bio të zonave të Tiranës, pasi vetëm kështu konsumojnë një produkt të shëndetshëm, por edhe ndihmojnë ekonomitë e zonave përreth.

“Sot ekonomia e Tiranës, kryesisht pjesës urbane, gjeneron 40% të GDP të vendit, formalisht, bashkë me rrethinat që i janë shtuar, patjetër 50% të ekonomisë së vendit. Pra, 50% e të ardhurave të gjithë Shqipërisë, taksave dhe kontributeve financiare të gjithë Shqipërisë gjenerohen në Tiranën tonë. Është pa sens, që këto para t’i çojmë si valutë për të marrë mall që prodhohet jashtë, jo detyrimisht në cilësinë më të mirë, pjesa më e madhe është ambalazh dhe shumë pak produkt organik, bio, si ato që kemi në rrethinat e Tiranës. Unë e kam të sinqertë thirrjen, kur them nëse secili prej nesh largohet nga kjo trevë duke blerë diçka dhe duke lënë pak të holla pas, duke konsumuar të njëjtën gjë në tregjet e pazaret tona, sigurisht që kemi dhënë një kontribut për të rigjeneruar ekonominë tonë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se sa i përket bashkisë ajo do të punojë që të shtojë investime si ai i Pazarit të Ri, ku çdo fermer i Tiranës të mund të shesë me kushte sa më të mira prodhimet e veta bujqësore dhe blegtorale.

Etiketa: bashkiagrantekredizhvillimzona rurale

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Prita në Vaun e Dejës, ushtaraku u qëllua për një femër

Prita në Vaun e Dejës, ushtaraku u qëllua për një femër

Vdekja e turistit rus/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit në polici

Skafi me 1.5 ton drogë në Ulqin u nis nga Lezha. Kush janë të arrestuarit

E kaluara “e errët” e Afërdita Dreshaj, publikohen fotot kur modelja ishte pa ndërhyrje

E kaluara “e errët” e Afërdita Dreshaj, publikohen fotot kur modelja ishte pa ndërhyrje

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com