Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka: Më Bashën kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, me përjashtim të orëve kur ai ishte me Ramën

2017/05/20 at 5:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aleati i Bashës: Të zgjedhim Fatos Nanon President

Duke folur për marrëveshjen Rama-Basha është shprehur se marrja e mandateve nga partitë e vogla është një mision i pamundur pas kësaj marrëvjeshje.


Në një intervistë për “Panorama”, negociatori i takimit të krerëve të partive politike nga i cili u prodhua edhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, thekson se, edhe pse pakti nuk është i njëjtë me atë që ishte parashikuar në paketën McAllister, sërish ai i shërben stabilitetit të vendit.

Duka pohon se ka qenë në komunikim intensiv me kreun e PD-së Basha, me përjashtim të orëve kur ky i fundit ishte në takim me kryeministrin Rama.

Ju ishit iniciator i tryezës së kryetarëve të partive parlamentare, nga e cila u prodhua edhe marrëveshja që i dha fund krizës politike Rama-Basha. Mendoni se tani që janë bërë publike pikat e bashkëpunimit ishte ajo marrëveshja që i duhej vendit?

Si fillim dua të them se u bëra iniciator i një tryeze, që i dha fund një krize politike që shkonte përtej Ramës dhe Bashës pasi, nëse ata ishin autorët kryesorë të këtij ngërçi, edhe pasojat e një krize më të gjerë do t’i pësonim të gjithë ne. Nëse nuk do të kishim ulur palët në një vijë të mesme, e ardhmja do të ishte shumë e zymtë për Shqipërinë. Ndonëse nuk jam i kënaqur me të gjitha pikat, marrëveshja krijon kushtet për të eliminuar ato fenomene endemike që kanë cunguar proceset zgjedhore në vitet e shkuara. Roli konstruktiv që Partia Agrare Ambientaliste pati në këta muaj ishte në dobi të përmirësimit të proceseve dhe institucioneve dhe këtë e arritëm.

Në shumë pika duket se Rama e Basha falë dakordësisë mes tyre kanë anashkaluar edhe pikat e paketës McAllister, duke nisur që nga data e zgjedhjeve. Jeni konsultuar ju me Bashën dhe mendoni se duhej që palët t’i përmbaheshin vetëm paketës së dakordësuar?

Sigurisht që marrëveshja nuk është ajo e paketës McAllister, për këtë u quajt edhe McAllister plus, por në thelb rezultati ishte i barasvlershëm për sa i përket garancive që ne kërkuam në funksion të përmirësimit të cilësisë së procesit elektoral. Data nuk është e njëjta, por sikurse ndodh në çdo marrëveshje, duhet të marrësh dhe të japësh. Pra, gjykoj se data ka qenë një lëshim i Bashës kundrejt qëndrimeve ultimative të Ramës. Më Bashën kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm gjatë gjithë procesit, me përjashtim të orëve në të cilat ishte ballë për ballë me Ramën, atij i besuam negociatat si përfaqësues i partisë më të madhe të opozitës. Nuk gjykoj se ndryshimet në përmbajtje duhen komentuar tani. Ajo që ka rëndësi është rezultati, pra zhvillimi i zgjedhjeve dhe cilësia e tyre.

Pakti Rama-Basha në pikën ku nuk lejon koalicionet, dëmton drejtpërdrejt partitë e vogla. PAA kishte nisur një fushatë në gjithë vendin, përmes së cilës priste të nxirrte disa deputetë dhe të formonte një grup parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Do t’i shkrini ju listat me PD?

Partitë e vogla janë realisht të rrezikuara. Pamundësia për koalicion e bën një mision gati të pamundur për pjesën dërrmuese të partive të vogla kalimin e pragut. Kjo situatë nuk është krijuar sot, por i ka rrënjët në një kod elektoral ndëshkues për partitë e vogla. Gjykoj se jemi përballë një rreziku të madh për demokracinë përfaqësuese, pasi në këtë kontekst gati 200-300 mijë zgjedhës rrezikojnë të mos përfaqë- sohen në legjislaturën e ardhshme. Nuk dua të hyj në spekulime mbi natyrën e këtij vendimi, por dua të them se mënyra se si partitë e vogla trajtohen është diskriminuese. Është krijuar me dashakeqësi dhe malinjitet ideja se partitë e vogla janë penguese ose përfituese, por në fakt po kërkohet të ndëshkohen ata qytetarë që nuk gjejnë përgjigje dhe zgjidhje nga partitë e mëdha. Nëse Partia Agrare Ambientaliste, e cila ka dhënë kontributin e saj që në ditët e para të pluralizmit, ekziston sot, nuk është për vullnet të Agron Dukës, por ekziston sepse 50% e popullsisë që jeton dhe punon në zonat rurale ndihet e papërfaqësuar prej vitesh nga partitë e mëdha. Vullneti ynë për të krijuar një grup parlamentar që do të merrej vetëm me çështjet agrare dhe ambientaliste vjen si pasojë e kësaj pjese të popullsisë, që është lënë në harresë. Ky është ende vullneti ynë dhe për këtë do të punojmë.

Ka një pakt me kreun e PD-së Basha për të qenë kryetarët e partive aleate në listat e PD?

Ka një propozim nga ana e z. Basha dhe jemi duke e shqyrtuar. Është një proces kompleks, i cili ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjithsesi, jemi ende duke analizuar situatën dhe duhet të masim forcat tona.

Do ta mbështesnit një marrëveshje paszgjedhore qeverisëse Rama-Basha për hir të stabilitetit të vendit dhe realizimin e objektivit të anëtarësimit në BE?

Në demokraci qeveris shumica. Nëse një marrëveshje e tillë është në interes të qytetarëve, patjetër që unë do të kem një qasje konstruktive. Është koha që vendi të arrijë ata objektiva kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë munguar në këto 25 vite.



Ju sugjerojmë

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Kryesore

Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

1 Shtator, 2025 2:14 pm
Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union
Politikë

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union

1 Shtator, 2025 1:45 pm
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
Bota

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

1 Shtator, 2025 12:15 pm
Para
Lul Berisha zbret në Parlament/ Paloka-Ramës: Ti e lirove, të duhet për zgjedhje

Paloka: Rama donte ta fuste Metën në burg, s’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira

Rama tallet me shikimin e Palokës. Ja çfarë i tha nga foltorja

Çfarë do të ndodh me Bregun, Selamin dhe Patozin? Ja si përgjigjet Paloka

Bayern Munich kampion i Gjermanisë, ja si festuan

Bayern Munich kampion i Gjermanisë, ja si festuan
















TE FUNDIT

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
1 Shtator, 2025

Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) ka publikuar një video të një operacioni të ri special të suksesshëm nga...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
1 Shtator, 2025

Rreth orës 14:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet...

Lexo më shumë

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
1 Shtator, 2025

  Këtë të hënë është zhvilluar edicioni i 20 i Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ku i pranishëm në...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
1 Shtator, 2025

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendim e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com