Një aksident fatkeq ka ndodhur në një bazë ushtarake në Indonezi, afër detit të Kinës Jugore, ku katë ushtarë kanë mbetur të vdekur gjatë një stërvitjeje. Një defect ka ndodhur me topin e ushtirsë, ku ai ka shtënë vetëvetiu duke i marrë jetën ushtarëve.
Sipas gazetës Jakarta Post, gjatë stërvitjes ushtarake në rajonin Tanjung Datuk të ishujve Riau në Detin e Kinës Jugore, një top i prodhimit kinez ka pësuar defekt dhe ka shtënë vetvetiu.
Si pasojë e aksidentit katër ushtarë kanë humbur jetën, kurse tetë të tjerë janë plagosur.