Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Opozita: ‘PO’ propozimit të Hoyt Yee, Rama u thotë ‘JO’ planit McAllister+

2017/05/17 at 8:02 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa shanse ka të ketë një zgjidhje sot?

Në Shqipëri opozita deklaroi se ajo ka pranuar plotësisht propozimin e integruar të propozuar dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të kapërcyer krizën politike në vend duke mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor.

Kryetari demokrat Lulzim Basha ju drejtua sot me një letër të shkurtër kryeministrit Rama duke kërkuar që dhe shumica ta pranojë pa kushte. E majta duket se refuzon ndryshimin e datës së zgjedhjeve e cila sipas së ashtuquajturës Paketa McAllister, mund të jetë më 16 korrik.

Ndonëse për afro tre muaj këmbënguli për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, opozita ka pranuar një tërheqje, përfshirë dhe nga disa kërkesa të tjera, duke deklaruar se është plotësisht dakort me propozimin e integruar të paraqitur ditën e hënë nga zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit Hoyt Yee.

Një propozim i cili përfshinte të ashtuquajturën “Paketa McAllister” si dhe propozimet që më pas kryeministri Edi Rama bëri në dy takimet që ai pati me Basha, ku oferta e shumicës kushtëzohej me përfshirjen e opozitës në komisionet parlamentare që do të duhet të përzgjedhin anëtarët e strukturave të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Siç saktëson dhe një deklaratë e koalicionit opozitar, përgjigja për zotin Hoyt Yee, duhej të ishte vetëm një ‘PO’ ose një ‘JO’, dhe se çdo propozim shtesë do të konsiderohej refuzim. Opozita deklaron se ka thënë ‘PO’, përfshirë dhe votën për Vettingun. “Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga zoti Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës”, thekson deklarata e koalicionit opozitar, duke shtuar se “tani është koha që Zoti Rama të thotë ‘PO’, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm”.

Sipas burimeve, e majta duket se nuk është dakord me shtyrjen e datës së zgjedhjeve e cila sipas “Paketës McAllister” mund të jetë 16 korriku. Në një deklaratë të sajën Partia socialiste akuzoi opozitën për “abuzime mediatike në një proces serioz dhe delikat për të kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes”, theksohet në tekst, ndërsa më pas shton se PS është angazhuar për arritjen e një rezultati pozitiv që sipas saj do të thotë “garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të kushtetutës dhe ligjit”.

Në një letër dërguar kryeministrit, zoti Basha rithekson pranimin e propozimit të integruar të paraqitur nga zoti Hoyt Yee dhe i bën thirrje atij që të konfirmojë publikisht “pranimin pa kushte të propozimit amerikan”. Kryeministri është përgjigjur shkurtimisht përmes një postimi në Twitter, duke I kërkuar kreut të opozitës që të lerë letrat publike dhe të fokusohet te oferta që ka në tryezë.

Fjala e fundit mesa duket nuk është thënë ende. Ambasadori amerikan Donald Lu pati sot një takim gati dy orësh me zotin Basha, ndërsa menjëherë më pas takoi për afër 20 minuta kryeministrin Rama. Në mbrëmje, me nismën e dy partive opozitare, Partisë Republikane dhe Partisë Agrare Ambientaliste, është thirrur një tryezë e krerëve të forcave politike. Kreu demokrat Basha mësohet se ka konfirmuar pjesmarrjen, ndërsa nga kampi i shumicës nuk parashikohet prania e kryeministrit Rama, ndërkohë që dy aleatët e tij, kreu i LSI-së Petrit Vasili dhe i PDIU-së Shpëtim Idrizi do të jenë në takim.

Etiketa: Bashapaketa McAllisterrama

Ju sugjerojmë

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
Politikë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

20 Qershor, 2025 7:40 pm
Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
Bota

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

20 Qershor, 2025 7:27 pm
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

20 Qershor, 2025 7:20 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran
Bota

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran

20 Qershor, 2025 6:50 pm
Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja
Sport

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja

20 Qershor, 2025 6:33 pm
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

20 Qershor, 2025 6:08 pm
Para
E Fundit/ Basha e Rama përplasen live në dyert e Kuvendit të Shqipërisë

E Fundit/ Basha e Rama përplasen live në dyert e Kuvendit të Shqipërisë

Referendumi në Itali dhe Shqipëria

Tryeza e negociatave në Kuvend, Blushi sonte nuk ka zgjidhje

Si e bëri për vete Rasheli- Ermalin,  ja ku e pa ai për herë të parë

Si e bëri për vete Rasheli- Ermalin, ja ku e pa ai për herë të parë

TE FUNDIT

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
20 Qershor, 2025

Irani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por...

Lexo më shumë

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
20 Qershor, 2025

Mbyllet takimi i mbajtur mes ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë. Ata kanë zhvilluar bisedime sot...

Lexo më shumë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Kur Nacho Sánchez Amor, raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, u shfaq para kamerave rreth dhjetë ditë më parë, ai dukej...

Lexo më shumë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
20 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com