Policia greke ka ndërmarrë një operacion në Athinë për kapjen e një 21-vjeçari shqiptar, i dyshuar për një vrasje në Shqipëri dhe i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Burimet policore, bën me dije, se operacioni u krye në banesën e tij në lagjen Galatsi.
Shqiptari i vënë tashmë në pranga, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik droge nga Shqipëria në Greqi.
Ai mësohet se kishte detyrë marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qëllim magazinimin e tyre në banesën e tij Athinë.
Në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 3 kg 862 gram marijuanë, 1 pistoltë me
krëhër, 1 thikë, 1 peshore.
Gjithashtu 21-vjeçari dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje në Shqipëri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.