Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organet e reja të drejtësisë/ Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e PD: Rrëzohen disa ligje

2017/05/16 at 9:15 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasuritë e gjyqtarëve që pezulluan ‘Vettingun’: Me kredi dhe nga 1 pagë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, KLP dhe KLGJ.


Kërkesa e PD është pranuar pjesërisht duke u shfuqizuar nenet 61 dhe 159 që rregullonin organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, por në fund ankimimi është rrëzuar nga Kushtetuesja pasi nuk është arritur kuorumi.

Në argumentet e saj për shfuqizimin e neneve 5, 61, 103, 159 dhe të nenit 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Kushtetuesja arsyeton se cilat janë ato nene dhe pse bien ndesh me Kushtetuten.

Në nenin 61 dhe 159 shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të PD, parashikohej mënyra e organizimit si dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Nenet 5 dhe 103 të ligjit, parashikonin rastet që sjellin përgjegjësi disiplinore të anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. PD ka pretenduar se nenet e sipërpërmendura, ku parashikohen respektivisht kompetencat e mbledhjes plenare të KLGJ-së dhe KLP-së, bien në kundërshtim me nenet 147/a/2 dhe 149/a të Kushtetutës.

Komisionet e këtyre organeve kanë marrë kompetenca, të cilat Kushtetuta i parashikon shprehimisht si kompetenca të KLGJ-së dhe KLP-së, me përbërje të plotë prej 11 anëtarësh. Gjithashtu PD ka pretenduar se neni 169/5 i ligjit, ku parashikohet e drejta e ministrit të Drejtësisë për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e KLP-së dhe të komisioneve të përhershme të Këshillit kur diskutohen çështje për planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor, bie në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk parashikohet në nenin 149/a.

Gjykata thekson se komisionet e përhershme edhe ato të përkohshme janë organizma ndihmës në varësi të KLGJ-së dhe KLP-së dhe si të tillë nuk mund të ushtrojnë atributet që Kushtetuta ua ka njohur në mënyrë të shprehur këtyre të fundit duke pranuar në këtë mënyrë kërkesen e PD.

Duke ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi për respektimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, Gjykata e vlerëson të bazuar edhe pretendimin për shfuqizimin e nenit 169/5 të ligjit.

Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese që mban datën 28 Mars 2017 Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e neneve neneve 19-58, neneve 117-156, nenit 235, si dhe të nenit 285 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por kërkesa e PD nuk arriti të merrte shumicën e votave të gjyqtarëve prej 5 anëtarësh të kërkuar nga ligji. Sipas PD nenet 117-156 të ligjit, ku parashikohet respektivisht mënyra e përzgjedhjes e kandidatëve jomagjistratë për organet e KLGJ-së dhe KLP-së bien në kundërshtim me parimin e hierarkisësë normave kushtetuese. Ndërsa lidhur me kompetencat e Avokatit të Popullit, PD ka pretenduar se pjesëmarrja e tij gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve jomagjistratë që vijnë nga radhët e avokatisë cenon Kushtetutën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

vend.41_17



Ju sugjerojmë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Para

Zgjedhjet/ Pacolli del në koalicion me Mustafën: Do ndryshojmë Kosovën

Biznesmeni shqiptar “tradhton” Pamela Anderson! Publikon foto me një femër seksi

Biznesmeni shqiptar “tradhton” Pamela Anderson! Publikon foto me një femër seksi

Rama-Basha 2 orë në Presidencë. A do të dalë tym i bardhë sot?

Kthesa e fortë e negociatave/ Rama nuk lëviz nga 18 Qershori
















TE FUNDIT

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë

Sali Berisha! 18 Shtator 2025

Sali Berisha! 18 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin e së enjtes më datë 19 shtator 2025 ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në...

Lexo më shumë

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar për temën “Amerikanët në gjyqin e Thaçit”. Emisioni u fokusua të protesta e mbajtur para...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com