Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Palët janë terhequr nga qendrimet e mëparshme. Ja kur arrihet marrëveshja

2017/05/16 at 7:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Palët janë terhequr nga qendrimet e mëparshme. Ja kur arrihet marrëveshja

Zëri i Amerikës duke raportuar mbi krizën politike në Shqipëri dhe negociatat e zhvilluara nga zyrtari i lartë i DASH shkruan se palët janë terhequr nga qendrimet e mëparshme dhe se sonte ose nesër paradite arrihet marrëveshja.

Shkrimi i plotë

Në Shqipëri pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, opozita dhe qeveria nisën sot diskutimet për një rrugëdalje nga kriza, mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet.

Dje në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister”. Zoti Yee e cilësoi “një propozim të ndershëm” dhe deklaroi se shpresonte që “partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Dhe në fakt një përgjigje e palëve pritet sot në mbrëmje ose së shumti ditën e nesërme.

Zoti Basha pati sot dy takime me aleatët e tij, pas të cilave në të dy rastet, ai u takua me ish kryeministrin Sali Berisha, ndikimi i të cilit në radhët e së djathtës shqiptare është i ndjeshëm. Opozita e kundërshtoi fillimisht “Paketën McAllister”, duke vlerësuar se ajo nuk i përgjigjej plotësimit të kërkesave të saj, e aq më pak propozimi i mëpasshëm i kryeministrit Edi Rama.

Në thelb, janë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës “McAllister”, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita, apo dhe dhënia së djathtës, të drejtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që propozohej dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketën McAllister”, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte strukturat e Vetingut. Në zyrën e zotit Rama, sot ishte ambasadori amerikan, i cili po ndërmjetëson mes palëve, pas bisedimeve që zoti Hoyt Yee pati dje me aktorët politik.

Tani duket se të dy kampet kanë bërë tërheqje nga pozicionet e mëparshme. Dhe pika kyçe mbetet pikërisht afati kohor i shtyrjes së zgjedhjeve. Opozita ka këmbëngulur për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik, duke u tërhequr nga votimi elektronik. Por dhe ky propozim i saj kërkon një shtyrje të zgjedhjeve të paktën deri në shtator. Ndërkohë që nga shumica duket se afati i fundit i shtyrjes së datës së zgjedhjeve pranohet 23 korriku.

Mbetet gjithashtu për të parë nëse kryeministri do t’i mbetet kushtit që opozita të bëhet pjesë e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ndërhyrja e djeshme e zotit Hoyt Yee duket se ka qenë vendimtare.

Deklarimet e tij kanë qenë të prera lidhur me krizën. Ai deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe opozita nuk do të marrë pjesë, me kushtin që ato të pranohen nga vëzhguesit ndërkombëtar.

Ndërkohë ai kritikoi bojkotin zgjedhjeve, duke vënë madje në dyshim, siç u shpreh ai, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi. /VOA

Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Plas bomba e Luftës së Dytë Botërore pranë Star City

Plas bomba e Luftës së Dytë Botërore pranë Star City

Video/ Çfarë po ndodh mes Beatrix Ramosajt dhe Noizy-t?

Video/ Çfarë po ndodh mes Beatrix Ramosajt dhe Noizy-t?

A e ka parë Luana këtë foto të Krenarit me Tunën??

A e ka parë Luana këtë foto të Krenarit me Tunën??

TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com