Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj i cili është afruar me PD nën drejtimin e Bashës beson se do të arrihet marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike në vend.
I ftuar në në ‘News24’, Mustafaj theksoi se opozita ka marrë garanci nga paketa “McAllister”.
“Besoj se sot do hartohet një marrëveshje dhe kjo më bënë optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën “McAllister”. Por ne nuk njohim detajet. Ajo është platformë.
Po punohet, po negociohet dhe do arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do marr garanci kur të shoh ca është pranuar dhe ca jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë”, tha ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Ndërsa për shtyrjen e zgjedhjeve, Mustafaj tha se opozita e ka kërkuar një afat të arsyeshëm që të implementohet marrëveshja.
“Nuk jam kostitucionalist, por do thosha se opozita ka kërkuar shtyrjen, ka kërkuar afat të arsyeshëm që të implementohet marrëveshja, se do ketë 4 ministra por duhet të përcaktohet me ligj një status për këta. Gjithë përcaktimi përcaktohet nga politika. Do votohet Vettingu, por tani kemi vëzhgues nga Bashkimi Europian. Ka disa aspekte që nuk janë teknike dhe prandaj kërkojnë kohë. Do të mungojnë tone euforike, marrëveshja do të bëjë të mundur të implementohen ato që parashikohen. Por duhet bashkëpunim, shoqëria shqiptare duhet të shohë disa alternativa që i afrohen,” tha Mustafaj.
Ai gjithashtu u shpreh se ishte dakord me zërat kundër Bashës, duke iu referuar Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, sepse një gjë e tillë rrisnin frymën demokratike brenda për brenda partisë.
“Unë kam bërë pjesë në historinë e atyre që kanë bërë zë kundër. Që në 1991-n e kam pasur këtë gjykim, por kam pasur standard votimin në përputhje me kërkesat. Zërat kundër janë pak, duhet të kishte më shumë, më shumë ide, që të rritej fryma demokratike brenda partisë. Majlinda Bregu e Jozefina Topalli nuk kanë bërë thyerje disiplinore duke votuar kundër vendimeve të grupit, thjeshtë janë disa ide ndryshe. Basha e ka menaxhuar mirë,” u shpreh Mustafaj.