Në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit është gjetur sot trupi i pajetë i një personi ende të identifikuar.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se personi në fjalë është djegur plotësisht dhe i kanë mbetur vetëm gjymtyrët e poshtme.
Duke iu referuar burimeve policore Bezat shton se trupi i këtij personi ka rreth një javë që ndodhet në atë zonë, ndërsa është pikasur sot rastësisht nga një kalimtar. (foto ilustruese)