Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër për të inauguruar disa inevstime në shëndetësi dhe sigurisht për të bërë fushatë. Këtë e lajmëroi edhe vetë përmes një postimi në facebook, ku shkruan se
“Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot”.
Sakaq gazetari Elvis Nabolli publikon mesazhin që ka mbërritur tek punonjësit nga drejtoria e spitalit, ku thuhet se sot vjen Rama dhe duhet të mblidhen të gjithë tek holli dhe mandej tek bashkia. Porosi është që të jenë sa më shumë infermier të ri…
Kujtojmë se vetë Rama pati deklaruar se administrata nuk do të përfshihet në fushatë. Ky është i disati rast flagrant që publikohet në media, ku mësues, nxënës, mjek, infermier, etj. detyrohen të marrin pjesë në mitingjet e Edi Ramës. /Opinion.al