Shpëtim Gjika u tradhëtua nga kryeministri Edi Rama për shkak se ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima kërkonte me çdo kusht që në krye të bashkisë së Vlorës të kishte të besuarin e tij.
Dhe kështu ndodhi, Rama refuzoi të kandidonte Gjikën në zgjedhjet e 2015-ës duke nxjerrë si kandidat Dritan Leli, njeri i panjohur deri në atë moment.
Por me sherrin Kokëdhima-Rama, Gjika duket se ia ka falur të gjitha kryeministrit. Ai është shfaqur sot mbas shpinës së Ramës teksa fliste përpara qytetarëve të Selenicës.