Një vajzë në Prishtinë është dërguar urgjent në spital pasi i ra në kokë një tezgë hekuri. Ajo ka humbur ndjenjat menjëherë. Incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Në vendngjarje ka dalë edhe ndihma e shpejtë, ku pas ndihmës së parë në vendngjarje, viktima është transportuar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovë..
Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.