Ambasadorët e BE-së, Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-së, Donald Lu janë duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Takimi i diplomatëve me ministrin vjen dy ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës në 13 Maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ambasadorët janë angazhuar në zgjidhjen e krizës por megjithë takimet e shumta me Ramën dhe Bashën, ende nuk ka shpresë për një marrëveshje për futjen e opozitës në zgjedhje.