Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” sot zyrtarisht i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke i uruar mirëseardhje gazetares, ka thënë se e ka parë përkushtmin e gazetarës në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
“Pasi takova Arbanën disa herë u impresionova shumë sepse ajo jo vetëm që është fituese e një çmimi të rëndësishëm në gazetari por është edhe menaxhere e suksesshme. E kam ftuar Arbanën të ndaj me ne vendosmërinë e saj si një anëtare e PDK-së. Shpresoj se ke lajme të mira të ndash me ne”, është shprehur Veseli.
Në anën tjetër anëtarja e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra ka thënë se ende i ka publike të gjitha postimet e bëra për PDK-në.
“Të gjitha shkrimet e postimet që i kam bërë janë ende publike nuk janë fshirë, nuk kam hy në asnjë pozitë konkrete, por do të jem ajo që kam qenë”, është shprehur ish kryeredaktorja e Gazetës Zëri.
“Nuk kemi negociuar për asnjë pozitë, e nuk do të jem në listë për të kërkuar vota por kam ardh për të ndryshuar brenda partinë”, ka shpjeguar Xharra. /Indeksonline