Ka një jetë në politikë por askush nuk e dinte se Skënder Gjinushi ka ndryshuar emrin. U desh formulari i dekriminalizimit për të mësuar se Skenderi dikur quhej Sasha.
Siç sqaron në formular, emri Sasha ka qenë ai që i kanë vendosur prindërit, me të cilin e kanë regjistruar edhe fillimisht në Gjendjen Civile, por që sipas Gjinushit ai nuk e ka përdorur ndonjëherë.